Tuesday, December 11, 2018
Home > Këshilla Islame > Zbulohet çelësi që hap ADN-në

Zbulohet çelësi që hap ADN-në

Në qeliza ekziston një çelës molekular që mund të hapë ADN-në dhe mundëson që të lexohen informacione deri tani të fshehura.

Të koordinuar nga Jacques Drouin, studiuesit e Universitetit kanadez të Montrealit kanë analizuar këtë çelës të gjenit brenda dy llojeve qelizash në hipofizë, një gjendër që ndodhet në qendër të trurit dhe që rregullon shumë procese fiziologjike të rëndësishme.

Ky çelës që quhet “PAX7”, pasi hap ADN-në, bën të arritshme 2 500 zona.

“Bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm që tregon rëndësinë e PAX7 në zhvillimin embrional”, tha gjenetisti, Giuseppe Novelli, rektor i Universitetit të Romës, “Tor Vergata”.

“Kjo molekulë njihej më parë dhe me këtë studim të ri, kompleks dhe të bërë mirë, kemi filluar të kuptojmë se si PAX7-a bën punën e saj”, shtoi ai.

Çdo qelizë ka të njëjtin grup gjenesh dhe ajo që i bën të dallohen, për shembull, një qelizë të zemër nga një qelizë e lëkurës, është lloji i gjenit që qëndron aktiv.

Këtë aktivizim e rregullon një grup molekulash që quhet “faktor transkriptimi”, njësoj si një përkthyes i një libri, ndihmojnë në dekodifikimin e ADN-së.

Hapi i radhës do të jetë që të gjenden molekulat që punojnë me PAX7 për të arritur pjesë të fshehura të ADN-së.

“Një gjueti thesari që mund t’i hapë rrugën shumë terapive rigjeneruese të bazuara mbi qelizat staminale, duke na ndihmuar të kuptojmë se si të drejtojmë specializimin e këtyre qelizave në provës”, thekson Novelli./Kosova Post/

%d bloggers like this: