Tuesday, December 11, 2018
Home > Këshilla Islame > VRASJA E HUSEJNIT, Allahu qoftë i kënaqur me të

VRASJA E HUSEJNIT, Allahu qoftë i kënaqur me të

Falënderimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, familjen, shoke dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim!”

Husejni është i biri Aliut, te birit te Ebu Talibit. Është djali i vajzës se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, Fatimes. Ka lindur dy vjet pas Hasanit, ne muajin Sha’ban, te viti te IV-të hixhrijj ndërsa është vrare ditën e xhuma, ditën e Ashures, në muajin muharrem, ne vitin 61 sipas hixhretit.

Jetoi pese vite me Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam, respektivisht jetoi me te derisa vdiq. Ebu Bekri, Omeri dhe Uthmani, e nderonin pa mase. E shoqëroi babain si dhe transmetoi thënie te gjyshit, Muammedit, alejhi’s salatu ve’s selam prej tij. Morri pjese me ten e te gjitha betejat, dhe vazhdoi te jete pasues i denje dhe respektues për babain derisa u vra.

Kur hilafeti iu besua Hasanit pas vdekjes se babait, Aliut, ndërsa ai ia lëshoi atë Muaviut, Husejni nuk u pajtua për këtë, por megjithatë heshti. Kur vdiq Hasani, Husejni ishte duke marre pjese ne betejën për çlirimin e Konstantinpojes (Istanbullit te sotëm), por kur iu dha besa Jezidit, te birit te Muaviut, gjate jetës se vet Muaviut, Husejni nuk pranoi dhe nuk ia dha besën, me arsye se ka me te drejte qe e meritojnë hilafetin se sa Jezidi.

E lëshoi Medinën dhe u nis për ne Mekke, dhe ne atë kohe, ne faqen e dheut nuk ka patur njeri me te mire se sa ai. I arrin letra dhe shkresa nga Iraku, qe e ftonin t’ia jepnin besën për hilafet. Ai e dërgoi kushëririn, Muslim b. Akil b. Ebi Talibin ne Irak qe ta shihte nga afër këtë gjë; a ishte apo nuk ishte e sinqerte, ne mënyrë qe me familje te shkonte atje.

Kur shkoi Muslimi ne Kufe, njerëzit dëgjuan për ardhjen e tij kështu qe erdhën dhe ia dhanë besën për hilafetin e Husejnit. U tubuan se pari 12.000 veta, e me pas 18.000 veta, gjë qe e shtyri Muslimin t’i shkruante Husejnit se besa i është dhënë dhe te vij ne Irak.

U përhap lajmi ndërsa Jezidi i shkroi mëkëmbësit te tij ne Kufe, Ibni Zijadit, qe ose ta vras Muslimin ose ta largoj prej Kufës.

Muslimi dëgjoi për lajmin kështu qe tuboi afër vetes 4.000 kufasë (banore te Kufës) dhe iu drejtua pallatit te Ibni Zijadit. Ibni Zijadi hyri ne pallat dhe u mbyll, por i erdhën liderët e fiseve dhe shpalosen idetë për largimin e njerëzve nga Muslimi, dhe ia arritën kësaj. Vinte gruaja tek i biri apo vëllai dhe i thoshte: kthehu ne shtëpi ngase njerëzit munden edhe pa ty. Çfarë do te bësh nesër kur te vijnë ushtritë e Shamit?

Filluan njerëzit te largohen prej tij saqë nuk mbeten hiq me shume se 500 veta. Vazhduan ta ndahen prej tij gradualisht duke mbetur 300, e me pas 30, me te cilët e fali namazin e akshamit. Por pas namazit nuk i mbeti askush. Mbeti vetëm ne errësirë duke mos ditur kah t’ia mbante. U fsheh ne një tende por Ibni Zijadi e mësoi se ku është kështu qe i dërgoi 70 kalorës, te cilët e rrethuan Muslimin ndërsa ky nuk dinte asgjë. Hynë tek ai por me shpate i largoi tri here. E plagosen ne buzën e poshtme, pastaj e gjuanin me gurë nga jashtë qe t’iu dilte, dhe ashtu ndodhi: Ai doli dhe luftoi me ta. Njeri prej tyre e morri ne siguri derisa e futen ne dore, e pastaj e hipën ne një mushke dhe ia morrën shpatën.

Muslimi aty pa një njeri qe quhej Muhammed b. El Esh’ath dhe i tha: Husejni sot është nisur për tek ju andaj dërgojë dikë ne emër timin qe t’i thotë te kthehet. Muhammedi e beri këtë porse Husejni nuk i besoi.

Muslimin e dërguan tek Ibni Zijadi, i cili urdhëroi ta hipnin ne pjesën me te larte te kalasë, e pastaj t’ia presin kokën. Ata ia prenë kokën dhe se bashku me trup i hodhën poshtë. Kjo ndodhi ne ditën e tervijjes apo ditën e tete te muajit Dhu’l Hixh-xheh. Ibni Zijadi mbyti edhe disa njerëz te tjerë de kokat e tyre ia dërgoi Jezidit ne Sham.

Husejni doli nga Mekka ne drejtim te Irakut duke mos ditur fare për vrasjen e kushëririt, djalit te axhës, Muslimit. Para se ta lëshonte Mekken, Ibni Abbasi i tha:

“Sikur njerëzit te mos thoshin se janë përçare ndërmjet vete, do ta kapja me dore, me force, qe te mos shkosh”.

Husejni ia ktheu:

“Qe te vritem ne këtë e këtë vend është me e dashur për mua se sa te vritem ne Mekke”.

Në mbrëmje Ibni Abbasi erdhi prape tek Husejni dhe i tha:

O biri i xhaxhait tim! Unë paraqitem si durimtar por nuk mund te duroj. Kam frike se do te përfundosh keq ne këtë udhëtim. Irakianet janë tradhtare kështu qe mos u mashtro me ta. Rri ne këtë vend ose shko ne Jemen dhe mbyllu ne kala e izolohu nga njerëzit.

Husejni: O kushëriri im! Për Zotin, unë e di se ti je këshilltar i mire por unë kam vendosur te udhëtoj.

Nëse e ke patjetër, -shtoi Ibni Abbasi-, atëherë mos i merr me vete familjen, gratë dhe fëmijët, ngase kam frike te vritesh siç u vra Uthmani duke shikuar në të gratë dhe fëmijët e tij.

Ibni Omeri ishte ne Mekke kështu qe e lajmëruan se Husejni është nisur ne drejtim te Irakut. Udhëtoi pas tij dhe pas tri ditësh u takua me te e i tha:

Kah je nisur?

Ne Irak. Ja këto janë letrat dhe shkresat e tyre, qe vërtetojnë se me janë besatuar për hilafet.

Mos shko atje – sugjeroi Ibni Omeri.

Husejni refuzoi.

Do ta tregoj një hadith –propozoi Ibni Omeri-, qe ta nxiste për kthim Husejnin. “Erdhi Xhibrili dhe ia dha mundësinë Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, qe te zgjidhte ne mes dunjasë dhe ahiretit. Ai e zgjodhi ahiretin dhe nuk e deshi dynjanë. Ti je pjese e familjes se Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam. Askush përveç jush, familjes se Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, nuk mund ta marre udhëheqësinë, por nëse Allahu ia ka dhënë dikujt tjetër, dije se është për te mirën tuaj”- përfundoi Ibni Omeri.

Husejni refuzoi te kthehej ndërsa Ibni Omeri, e përqafoi dhe duke qare i tha: “Po e le Allahun mbrojtës tëndin nga vrasësit”.

U nis Husejni me familjen e tij dhe me 60 banore te Kufës. Thuhet se Husejni gjate rrugës e takoi Ferzedekun, te cilin e pyeti për situatën e krijuar atje. Zemrat e njerëzve janë me ty ndërsa shpatat e tyre janë me emevitët-i kishte thënë.

Husejni vazhdoi te ecte drejte Kufës duke mos ditur ende për vrasjen e Muslimit. Nuk kalonte pranë ndonjë burimi te ujit te arabeve e te mos e pasonin njerëzit. Arriti te Kerbelaja e pyeti: Si quhet ky vend? Thane: Kerbela. Tha: Kerb (Pikëllim-brenge) dhe Bela (Fatkeqësi). Ne mesnate iu tha djemve: Mbushni ujë dhe rezervoni.

Iu arritën kalorësit e Ibni Zijadit nen komandën e Harr b. Jezidit. Ishin 1000 veta. Husejni urdhëroi qe t’iu japin ujë kuajve te vet dhe t’i lënë te lire edhe kuajt e armiqve te pine ujë. Kur erdhi koha e drekës, Husejni urdhëroi një njeri qe ta thirrte ezanin për namaz. Doli pa shpate dhe e fali dreken. Iu foli pasuesve te tij dhe armiqve te tij duke iu kërkuar falje për ardhjen e tij porse banoret e Kufës i kishin shkruar se nuk kane imam. Husejni iu drejtua komandantit te armiqve: A dëshiron të falesh me njerëzi tu? Tha: Jo, falu ti. Husejni u fal me te gjithë e pastaj hyri ne tende deri ne ikindi. Doli dhe u fal. Harre-ja, komandanti, e pyeti për letrat qe i kane shkruar? Husejni ia solli përpara ndërsa ai i lexoi disa.

Ne nuk jemi prej atyre qe te kane shkruar dhe ne, jemi urdhëruar qe kur te takojmë, te mos lëshojmë derisa te shpijmë tek Ibni Zijadi.

Vdekja është me afër se kjo, – ia ktheu Husejni.

Nëse lufton do te vritesh – ia kërcënua Harr-rreja.

A me vdekje me frikëson?!- pyeti I habitur Husejni.

Pas namazit te Ikindise, Husejni u ul para tendës dhe u kot. Motra e zgjoi ndërsa ai ia ktheu: E pashe ne ëndërr Muhammedin, alejhi’s salatu ve’s selam e me tha:

إنك تروح إلينا

Sot do të vish tek ne!

Edhen 20 kalorës nga ushtria e Ibni Zijadit dhe thane: Emiri urdhëron qe ose t’i nënshtroheni ligjit te tij ose t’iu luftojmë.

Sa njerëz te këqij jeni ju. Dëshironi t’i vrisni pasardhësit e familjes se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, – shtuan disa meshkuj nga radhët e Husejnit.

Kthehuni te mendojmë sonte për këtë pune. Për qellim kishte qe këtë nate te falej, te lutej dhe te kërkonte falje. Madje vet tha: Allahu e di se unë këtë dua qe te falem, te lutem, te kërkoj falje mëkatesh si dhe t’ia le trashëgiminë familjes sime.

Ne fillim te natës iu ligjëroi shokëve te vet dhe iu tha: Kush ka dëshire te kthehet ne Mekke tek familja le te kthehet, unë iu jap leje, ngase këta me duan mua, kështu qe ju shkoni.

Vëllezërit i thane: Ne nuk duam te mbesim pas teje dhe Allahu mos na befte te shohim diç te keqe në ty!

O bijtë e Akilit! Le te mjaftoje për ju vrasja e Muslimit andaj kthehuni se unë po iu jap leje.

Si të të lëmë te vetmuar e pastaj te thonë njerëzit se e lanë zotëriun e tyre vetëm. Ne nuk do te luftojmë me shpatat tona për hire te dunjasë. Jo, pasha Allahun, ne nuk do te shkojmë. Ne do te luftojmë me ty derisa te arrijmë atje ku arrin ti, dhe Allahu e shëmtoftë jetën për ne pas teje.

Tërë natën Husejni dhe shokët e tij u falen, u luten dhe kërkuan falje për mëkate ndërsa kuajt e armiqve te tyre iu silleshin përreth.

Kur e fali sabahun, kishte me vete 32 kalores dhe katër këmbësorë. Flamurin ia dha vëllait te vet, Abbasit, ndërsa tendat me gra dhe fëmijë i vunë prapa tyre. Husejni hyri ne tende, u pastrua, u parfumos e pastaj hipi mbi kalë, morri Kur’anin dhe e vendosi përpara. Iu drejtua njerëzve duke u lutur dhe duke i bërtitur kalit e te ecte. U grumbulluan rreth tij duke hedhur shigjeta ne drejtim te njeri tjetri. Pati shume dyluftime ne mes te dy palëve dhe ne shumicën e rasteve pala e Husejnit fitonte. Ushtria e Ibni Zijadit kërkoi përforcime me 500 ushtare. Kur erdhi koha e drekes, Husejni iu ta: Urdhëroni qe te ndalen nga lufta derisa te falemi por pala tjetër refuzoi. Husejni dhe shokët e tij falen namazin e frikës e pastaj luftuan ashpër. Ushtaret e palës se kundërt iu afruan Husejnit, dhe kur panë këtë shokët e tij, garonin se kush do ta mbronte me shume, kështu qe si rezultat u vra Abdullah b. Muslim b. Akili, pastaj Avniu dhe Muhammedi, bijtë e Abdullah b. Xha’ferit, pastaj Abdurrahmani dhe Xha’feri, te bijtë e Akilit, te birit te Ebu talibit, pastaj Kasim b.Hasani, djali i vëllait te Husejnit, pastaj u vranë Abdullahu, Abbasi, Uthmani, Xha’feri dhe Muhammedi, qe te gjithë vëllezër te Husejnit.

Mbeti Husejni vetëm por stoik dhe i pathyeshëm. Tere ditën luftoi vetëm dhe çdo kush qe i vinte afër, largohej prej tij ngase nuk dëshironte ta mbyste si respekt për pozitën e tij tek Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam. Pastaj e rrethuan dhe një njeri qe quhej Shemr, i nxiste te tjerët qe ta vrisnin. Një ushtar ia ktheu: Po çka te pengon ty qe ta vrasësh?! Zur’a b. Shurejk e goditi ne krahun e majte ndërsa Sinan b. Ebi Amr e plagosi me shtize, kështu qe ai u rrezua. Sinani zbriti, ia preu kokën dhe e morri me vete. Ushtria i morri gratë dhe fëmijët dhe i dërguan ne Kufe. Ibni Zijadit ia sollën kokën e Husejnit ne një ene ndërsa Ibni Zijadi ftoi qe njerëzit te tuboheshin, ku me pas ai u ngrit dhe ligjëroi e tha:

Allahu sot na ka mundësuar qe te “ngadhënjejmë” mbi Husejnin…

Abdullah Ezdiu i tha: Mjere për ty o Ibni Zijad! Po i vrisni fëmijët e profetëve ndërsa po flisni me fjale te sinqertëve.

I sollën gratë dhe fëmijët brenda tek Ibni Zijadi. Hyri Zjenebi, ebija e Fatimes.

Kush është kjo?- pyeti Ibni Zijadi.

Ajo nuk foli.

Disa shërbëtore thane se kjo është vajza e Fatimes, e motra e Husejnit.

Ibni Zijadi tha: Allahu qofte falënderuar qe iu zbuloi dhe vrau juve.

Zejnebi tha: Jo, jo, por falënderimi qofte për Allahun, qe na nderoi me Muhammedin, dhe qe na pastroi, e jo siç po thua ti. Zbulohet hipokriti dhe gënjen dyfytyrëshi.

Si e komenton këtë qe i ndodhi familjes sate? –pyeti Ibni Zijadi.

Allahu ua shkroi luftën e ata dolën ne fushëbetejë ndërsa Allahu do te bashkoje ty dhe ata, qe do te jene kundër teje- iu përgjigj Zejnebi.

Abdu’l Melik b. Umejri rrëfen: Hyra tek Ibni Zijadi ku ishte koka e Husejnit, por pasha Allahun, pas pak kohe shkova tek Muhtar b. Ebi Abidi dhe aty pashe kokën e prere e Ibni Zijadit.

Pastaj koka e prere e Husejnit iu dërgua ne Sham Jezidit, i cili qau kur e pa dhe tha: Do te kisha qene pajtuar me respektin tuaj edhe sikur te mos e vrisnit Husejnin, dhe pasha Allahun, sikur unë te isha atje nuk do te kisha mbytur.

Vrasja e tij ndodhi ditën e premte, qe qëlloi te jete Dita e Ashures, dita e dhjete e muajit Muharrem, viti 61 hixhrijj, ne Kerbela, ne kohen kur Husejni kishte mbushur 58 vjet te jetës se tij. ( )

***

Nga tregimi i vrasjes se Husejnit ne mësojmë disa gjera:

 Betejat, qe kane ndodhur ne mes myslimanëve janë sprove, me te cilën Allahu ka sprovuar këtë ummet. Ne, sunnitet, për përçarjet qe kane ndodhur ne mes tyre, heshtim. Ata janë njerëz, qe kane shkuar. Do ta kenë tere atë, qe kane bere; si te mirën ashtu edhe te keqen.

Ka thene Ibni Tejmije ne librin “El akidetu’l vasitijje”,:

“Prej bazave te sunnitëve është qe zemrat dhe gjuhet e tyre te jene te pastra për shokët e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, siç i ka përshkruar Allahu në Kur’an:

” وَالَّذِينَ جَاءُوا مِنْ بَعْدِهِمْ يَقُولُونَ رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلِإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالْإِيمَانِ وَلَا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلًّا لِلَّذِينَ آَمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ

10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: “Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!”. (Hashr, 10)

Ata nuk flasin për përçarjet ne mes tyre. Sahabet kane vlere dhe prioritet, qe përcakton faljen e asaj, qe rrjedh prej tyre, nëse rrjedh diç. Atyre iu falen te këqijat ne atë mase, qe te tjerëve nuk iu falen, ngase ata kane te mira, me te cilat shlyejnë te këqijat, qe te tjerët nuk i kane (këto te mira)…Nëse kjo është për mëkatet e ditura, atëherë si është puna me gjerat, qe ata i kane bere ne saje te përpjekjes (ixhtihdit) te tyre, qe nëse ia kane qëlluar kane dy shpërblime (për mund dhe për te qëlluarën) dhe një shpërblim për mund, nëse nuk ia kane qëlluar te vërtetës, ndërsa gabimi iu falet. Ne nuk flasim për sprovat, qe kane ndodhur ne mes muslimanëve. Çështjen e tyre ia lëmë Allahut. Kjo është baze e fesë sonë, qe është ne kundërshtim me bazat e ithtarëve të risive.

 Agjërimi i Ditës se Ashures nga muslimanët nuk ka lidhje aspak me vrasjen e Husejnit, siç pretendojnë disa fraksione te devijuara nga tradita e sunniteve. Agjërimi jone është për diç tjetër, qe na e sqarojnë shume hadithe te vërteta, si ky nga Ibni Abbasi se Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam erdhi ne Medine dhe pa njerëzit duke agjëruar këtë dite:

” ما هذا اليوم الذي تصومونه؟

Ç’është kjo dite, qe o e agjëroni?

Thane: هذا يوم عظيم أنجى الله فيه موسى وقومه وأغرق فرعون وقومه، فصامه موسى شكراً فنحن نصومه فقال رسول الله صلى الله عليه وسلم: فنحن أحق وأولى بموسى منكم، فصامه رسول الله صلى الله عليه وسلم وأمر بصيامه

Kjo është dite e madhe, në të cilën Allahu shpëtoi Musain dhe popullin e tij ndërsa e fundosi faraonin kështu qe e agjëroi Musai si falënderim (për Allahun) dhe ja ne po e agjërojmë. Ne kemi me shume te drejte ne Musain dhe jemi me prioritar për te se sa ju kështu qe e agjëroi dhe urdhëroi te agjërohet”. (Buhariu)

 Nëse lejohet pikëllimi për vdekjen e një muslimani te rëndomtë atëherë si të mos pikëllohemi për vdekjen e Husejnit, njeriut me vlere te madhe, nipit te Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, djalit te Aliut dhe Fatimes, por nuk lejohet mbajtja e zisë, goditja e vetes, shqyerja e rrobave, si bëjnë disa njerëz te devijuar te fraksioneve shiite. Është çudi me ta, si nuk bëjnë kështu për babain e Husejnit, qe ishte me i mirë se ky, qe ishte vrare me 17 Ramazan, ne namazin e sabahut dhe atë ditën e xhuma, ne vitin e 40 hixhrijj?!

Pastaj perse nuk vajtojnë për Uthmanin, i cili u vra i rrethuar ne shtëpinë e tij ne ditët e bajramit te kurbanit ne vitin 36 hixhrijj?!

Perse nuk merret dite vajtimi edhe dita e vrasjes se Omerit, i cili ishte me i mire se Husejni, Aliu dhe Uthmani, dhe i cili u vra duke e falur namazin e sabahut si imam dhe duke kënduar Kur’an?!

 Rafidët kane shkuar aq larg për Ditën e Ashures saqë kane shpifur hadithe apokrife dhe te fabrikuara se kinse është zënë dielli atë dite dhe janë pare yjet, nen çdo guri qe është ngritur ka dale gjak, anët e qiellit janë skuqur, planetët kane goditur njëra tjetrën, rrezet e diellit kane lindur sikur te ishin te spërkatura me gjak, toka ka mbetur ne errësirë tri dite, mishi i deveve te Husejnit kur janë therur dhe janë zier është bere sikurse handhali (bime me shije te hidhur). Te gjitha këto dhe te ngjashmet janë thënie te shpifura dhe te pavërteta.

Ka thënë Ibni Tejmije: Një grup injorantesh, ose ateiste hipokrite ose te humbur e te përdalur, te cilët kane shprehur një “miqësi” ndaj familjes se Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam, duke e marre Ditën e Ashures si dite zie, pikëllimi dhe vajtimi, duke bere gjera antiislame, si: goditja e vetes ne fytyre, shqyerja e rrobave, vajtimi i injorancës, ndërsa ajo qe Allahu urdhëroi te dërguarin e Vet ne raste te tilla është durimi, llogaria (se Allahu te shpërblen) dhe istirxha-ja (thënia: Ne jemi te Allahut dhe tek Ai kthehemi)

Ka thënë Ibni Rexhebi: Ata, qe bëjnë siç bëjnë rafidët, duke marrë këtë dite si dite zie, janë prej atyre, qe bëjnë keq ne dynja ndërsa mendojnë se janë duke bere mire. Nëse Allahu dhe i dërguari i Tij nuk kane urdhëruar qe fatkeqësitë e pejgambereve te merren si dite zie, atëherë si merren fatkeqësitë e te tjerëve?!

 Shteti fatimit, i cili ka sunduar Egjiptin prej viteve 400-600 hixhrijj, ka pretenduar se koka e Husejnit është varrosur ne Egjipt dhe i është ndërtuar një përmendore e njohur si “Kurora e Husejnit”. Shume dijetare kane tërhequr vërejtjen se kjo gjë nuk është e vërtetë porse kjo gjë është një dinakëri e shtetit fatimit, qe te realizoj synimet e tij se kinse kane prejardhje te ndershme nga familja e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, gjë, qe nuk është e vërtetë.

 Agjërimi i ditës se ashures ka shpërblime te mëdha, siç thuhet ne hadithe te vërteta:

” يكفر السنة الماضية

I shlyen mëkatet e viti te kaluar”. (Muslimi),

dhe:

” أحتسب على الله أن يكفر السنة التي قبله

Kam shprese ne Allahun se shlyen mëkatet e vitit para tij”. (Muslimi)

Ka thënë Bejhekiu: “Kjo sa i përket atij, qe ka mëkate te vogla, ndërsa nëse agjërimi i tij është realizuar ndërsa ai nuk ka asnjë mëkat të vogël, agjërimi i tij shndërrohet ne shtim të të mirave-sevapeve”( ).

Se çfarë rëndësie te madhe ka Ashura na e sqarojnë edhe qëndrimet e shume dijetareve, si Ibni Abbasi, Ebu Is’haku. Sebiiu, Zuhrijju, etj, se: “Ramazani mund te kompensohet ndërsa Ashura jo”. Madje Ahmedi ka nënvizuar se Ashura agjërohet dhe ne udhëtim( ).

Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami

Burimi: http://www.alminbar.net

31-1-2007, e mërkurë

Vushtrri, Kosovë

%d bloggers like this: