Wednesday, November 14, 2018
Home > Uncategorized > Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) në lidhje me fjetjen

Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) në lidhje me fjetjen

Udhëzimi i Pejgamberit (s.a.u.s.) në lidhje me fjetjen

Kush lexon për udhëzimin e Pejgamberit (s.a.u.s.) në lidhje me qëndrimin zgjuar a fjetur do të shohë se gjumi i tij ishte më i miri dhe më i dobishmi për trupin, organet dhe fuqinë fizike. Ai flinte
në pjesën e parë të natës dhe zgjohej në fillim të pjesës së fundit të saj, përdorte misvakun (për të pastruar gojën), merrte abdes dhe falte namaz aq sa ia bënte të mundur Allahu. Në këtë mënyrë, trupi, organet dhe fuqia merrnin pjesën që u takonte nga gjumi, pushimi dhe veprimtaria fizike, duke mos lënë mangët shpërblimin e plotë nga Allahu. Kjo metodë ishte gjetja e duhur për zemrën dhe trupin, për këtë jetë dhe tjetrën.

%d bloggers like this: