Monday, December 17, 2018
Home > Uncategorized > Tregimi për djalin i cili e la nënën e tij në shkretëtirë

Tregimi për djalin i cili e la nënën e tij në shkretëtirë

Jeta e fiseve beduine në shkretëtirat arabe bazohej kryesisht në kërkim të vazhdueshëm të kullotave të freskëta dhe burimeve të ujit. Në një fis të tillë jetonte një njeri që kishte një nënë të moshuar, e cila nuk kishte tjetër fëmijë përveç tij.
Duke marrë parasysh se ajo ishte në moshë të shtyrë shpeshherë e humbte memorien, prandaj ajo kurrsesi nuk pranonte të ndahet nga djali i saj. Por, sjellja e saj e neveriste njeriun, saqë mendonte se kjo ia zvogëlonte reputacionin e tij në mesin e njerëzve.
Një ditë, kur fisi përgatitej të zhvendosej në një vendin tjetër, djali i tha gruas së tij: “Nesër, kur të nisemi lëre nënë këtu, me pak ushqim dhe ujë, ndoshta do të kaloj dikush dhe ta marrë, ose do të vdes, kështu ne do ta heqim qafe.” “Mirë, unë do të bëj ashtu si thua ti”, iu përgjigj gruaja. Ditën tjetër fisi u nis.
Gruaja veproi ashtu sikurse i tha burri, e la nënën me pak ushqime dhe ujë, por ajo bëri edhe diçka shumë të çuditshme, bashkë me nënën e la edhe djalin e tyre të vogël. Djali kishte më pak se një vit, dhe babai e donte shumë – sa herë që shtrihej për të pushuar ai i thoshte gruas t’ia sjellë atë që ta përqafoj dhe të luajë me të.
Në mesditë beduinët u ndalën për të ngrënë dhe për të pushuar. Të gjithë u ulën me familjet e tyre. Atë kohë njeriu, si zakonisht, i kërkoi gruas që t’ia sjellë djalin e tij që të zbavitet pakë me të.
Por, ajo i tha: “Djalin e kam lënë bashkë me nënën, nuk e duam atë.” “Çfarë?” filloi të bërtasë njeriu Gruaja u përgjigj: “Sepse edhe ai kur të rritet do të na lë neve në shkretëtirë, siç e kemi lënë ne nënën tënde.” Këto fjalë e goditën njeriun si shigjetë. Nuk i tha asgjë gruas, sepse e kuptoi se sa shumë kishte mëkatuar ndaj nënës së tij. I hipi kalit dhe nxitoj drejt nënës dhe djalit para se të vinin kafshët e egra në vendin ku kishin qëndruar beduinët, që të kërkojnë mbeturinat e ushqimit që ata zakonisht i lënë pas vete.
Kur erdhi në atë vend e pa nënën të rrethuar nga ujqit të cilët tentonin t’ia merrnin fëmijën e vogël nga duart. Ajo e fshihte nipin në gji, duke ia lënë vetëm fytyrën jashtë sa të mund të merrte frymë. I gjuante ujqit me gurë dhe bërtiste: “Largohuni… ky është fëmija i djalit tim.” Kur njeriu e pa se çfarë po ndodh me nënën e tij, u vërsul drejt ujqve, vrau disa, e pjesa tjetër ikën, pastaj u ul e ia puthi nënës këmbët, dhe qau shumë duke u penduar për atë që ia kishte bërë. Pas kësaj ngjarje, ai filloi të kujdesej aq shumë për nënën e tij, sa që asnjë moment nuk ndahej prej saj.
Dhe kur fisi zhvendosej nga një vend në një tjetër, gjëja e parë që ai do të vënte në deve ishte nëna e tij, dhe ai i hipur në kalë shkonte prapa saj. Ai, edhe gruan e tij filloi ta respektoj më shumë, sepse me veprimin e saj të zgjuar, që ia mësoi atij, ajo i dha një mësim që ai kurrë nuk do ta harroj. Zot, na ndihmo që gjithmonë të bëjmë bamirësi ndaj prindërve tanë!

%d bloggers like this: