Tuesday, November 20, 2018
Home > Këshilla Islame > (TREGIM) – Ra në Gropën Që e hapi vetë

(TREGIM) – Ra në Gropën Që e hapi vetë

Nje dite Ebu Xhehili i pergatiti nje kurth Pejgamberit alejhisselam.

Hapi nje grope perpara shtepise se vet dhe e therriti Pejgamberin per vizite ne shtepine e tij. Kur Pejgamberi po shkonte drejt shtepise se Ebu Xhehilit vjen Xhebraili alejhisselam dhe i tregon per gropen.

Kur e mori vesh kete gje Pejgamberi u kthye ne shtepine e tij. Ebu Xhehili kur e pa se kthehej mbrapsht u nis ti shkonte nga pas per ta pyetur per arsyen, por harroi gropen qe kishte hapur dhe ra ne gropen qe hapi vete.

Per ta nxjerre qe aty i zgjaten nje litar, por nuk e arrinte dot litarin. Sa me shume qe ia zgjatnin litarin aq me teper thellohej gropa.

Ne kete gjendje Ebu Xhehili gati sa nuk po cmendej brenda gropes se erret. I dergon fjale Pejgamberit dhe i lutet qe ta nxjerre nga gropa.

Kur vjen Pejgamberi prane gropes i thote: – Po te nxorra nga gropa a do te besosh? – Po me nxorre nga gropa do te besoj. Pejgamberi alejhisselam i zgjati doren e tij dhe e nxorri prej aty.

Kur doli, Ebu Xhehili tha, “Nuk kam pare kurre magjstar kaq te fuqishem sa ty ne jeten time.” DHE NUK BESOI.

%d bloggers like this: