Tuesday, November 20, 2018
Home > Këshilla Islame > T’i Besoj Bashkëshortes Apo Atyre Që Flasin Kundër Saj?

T’i Besoj Bashkëshortes Apo Atyre Që Flasin Kundër Saj?

Pyetje:
Selam alejkum. Kam nje pytje qe me brengose ne shpirt mendoj dite e nate per kete, para nje kohe me hyri diqka ne krye dhe mu doke se shoqja ime kishte ndryshuar disi, e shiqoja dhe nje dite gjeta nje msn te dikuj ne te dhe i thash fjal te rende shoqes andej situata u keqsua shume. Shkova te nje hoxhe mos na ka bere dikush magji, jo tha ai por keto sende jane te verteta shoqja jote e ka leshuar rrugen e Allahut ka hyre ne rruge… Shkova te nje moter myslimane qe falet 5 here ne dite, me thane edhe ma zi… mua me boni mu tranuar, dhe keto fjale mu kane pjeke ne krye dhe ne shpirt tim e ndiej veten shume keq, lexoj kuran e lutna por merzitna shume, kur e pytja se si i din keto sende ate motren myslimane qe me dha keto informata, tha se po me dalin ne kuran, bonte ndonje lutje dhe i dilke me thonte.. Shoqja ime merzitet shume per ket problem dhe thote se kurre nuk ka punuar kunder jetes sone dhe familjes sone. Qka me boe, kujt me i besuar?

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, së pari: Muslimani duhet të ketë mendime të mira për muslimanin dhe duhet t’i largojë mendimet e këqia ndaj tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri tjetrit”. (Huxhurat – 12)

Kështuqë muslimani nuk duhet të lejojë që shejtani të futë dyshime në kokën e tij ndaj bashkëshortes së tij. Por nëse ka gjëra që çojnë në dyshime dhe mendime të këqia, atëherë duhet mbyllur derën e atyre gjërave dhe duhet munduar në përmirësimin e gjendjes.

Së dyti: Kontakti i muslimanes në Msn apo në lidhje tjera me njeri të huaj është i ndaluar, qoftë ajo e martuar apo jo, edhepse për atë që është e martuar mëkati është më i madh. Përveç mëkatit ndaj Allahut (azzevexhel), ajo bën edhe një krim të madh ndaj bashkëshortit të saj, i cili quhet: Tradhëti. Por nëse burri i saj është në gjendje ta falë këtë gabim të saj, duke qenë ajo e penduar për gabimin e bërë, si dhe duke u larguar nga kjo gjë e shëmtuar dhe duke mos e përsëritur këtë asnjëherë, atëherë burri i saj më duhet ta harrojë këtë gabim të saj dhe duhet të mos e përmend gabimin e saj e as faljen e tij. Por duke mos lënë anash shkaqet që pengojnë në arritjen e këtij gabimi përsëri.

Së treti: Hoxhallarët të cilët flasin për gjëra që nuk i kanë parë me sytë e tyre, apo që nuk kanë njerëz të besueshëm për njoftimin e tyre, duke thënë se këto gjëra “i dalin” atij, këta janë vetëm njerëz që bashkëpunojnë me shejtanët për të prishur shoqërinë islame, e nuk janë hoxhallarë fare. Si dhe muslimanja e cila i falë pesë kohë të namazit, por që sheh gjëra në Kur’an të cilat Allahu nuk i ka përmendur (sikur rasti i lartpërmendur), ajo duhet t’i kthehet Islamit edhe njëherë pastër ashtu si ka urdhëruar Allahu, e fjalët e saj nuk merren parasyshë.

Së katërti: Edhe nëse fjalët që muslimani i dëgjon për bashkëshorten e tij nuk janë të vërteta, muslimani duhet të jetë shumë i kujdesshëm për nderin dhe moralin e familjes së tij. Duhet mos të mashtrohet me fjalët e njerëzve, por të jetë në rrjedha për çdo gjë që bëhet në familjen e tij, ngase përgjegjësia është edhe për të para Allahut nëse nuk ka qenë kujdestar i mirë për familjen e tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, ruane veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët”. (Tahrim – 6)

Dhe së pesti: Nëse bashkëshortja mohon një gjë të tillë me gojën e saj dhe bashkëshorti nuk e ka parë të kundërtën e asaj që e thotë ajo, si dhe nuk ka njerëz të besueshëm të cilët flasin për këtë gjë, ai duhet t’i besojë bashkëshortes së tij dhe të vazhdojë jetën e tij me të, duke mos lejuar të futen dyshime në mesin e tyre, si dhe duke e ruajtur atë dhe veten e tij nga marrëzirat e shejtanit dhe njerëzve të pandershëm.
Allahu e di me se miri

%d bloggers like this: