Wednesday, November 14, 2018
Home > Këshilla Islame > THUAJE TË VËRTETËN EDHE NËSË ËSHTË…?

THUAJE TË VËRTETËN EDHE NËSË ËSHTË…?

“… më ka urdhëruar që ta them të vërtetën, edhe nëse është e hidhur…”

Ta thuash të vërtetën është e hidhur. Atë nuk mund ta gëlltite askush përveç
pronarëve të shpirtrave besimtarë. Për muslimanin është e domosdoshme që ta thotë të
vërtetën, porse kur ta thotë, patjetër lypset urtësi, e sidomos për ata që ftojnë tek Allahu
i Lartë. I Lartësuari thotë:

“Thirr në rrugën e Zotit tënd me urtësi dhe me kë—ishillë të bukur dhe polemizoji ata me
atë që është me e mira.” (En-Nahl 15, 125)
Allahu i Madhërishëm ka marrë besën prej dijetarëve që ata të thërrasin në rrugën e
Allahut të Lartësuar dhe të mos e fshehin diturinë.

Thotë i Lartësuari:
“Dhe kur Allahu mori zotimin prej atyre që iu pat dhënë libri: “Që gjithsesi t’ua sqaroni
atë nje-irëz-ive, e të mos e fshehni” – por ata e lanë pas dore atë për pak përfitime të
kësaj jete, e sa punë të keqe që përfituan!” (Ali Imran 3, 187)

Nuk u lejohet thirrësve që të thërrasin me vrazhdësi dhe ashpërsi. Allahu i Lartësuari i ka
thënë të Dërguarit të Tij (Sal-laAllahu alejhi ue sel-lem):
“Nga mëshira që Allahu ty ta dhuroi, ti ishe i butë ndaj tyre, e sikur të ishe i vrazhdë e
zemër-ashpër, ata do të shkapërderdheshin prej teje.” (Ali Imran 3, 159)
Prandaj, thirrja në rrugën e Allahut të Lartësuar kër-kon durim dhe butësi me njerëzit,
derisa të gjesh veshë që dëgjojnë, përndryshe kurrë nuk do të të pranojnë.

LIBRI Porosi profetike

Abdul Kader El Arnauti Allahu e mëshiroftë

%d bloggers like this: