Tuesday, December 11, 2018
Home > Lajme > SubhanAllah çfarë po ndodh: vdes 17 vjeçari i therrur me thik sot në Prishtinë

SubhanAllah çfarë po ndodh: vdes 17 vjeçari i therrur me thik sot në Prishtinë

Një 17 vjeçar nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga therja me thikë sonte në Prishtinë.

Burime të KALLXO.com thonë se ai ka vdekur para pak çastesh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Më herët policia konfirmoi për një rast të therjes më thikë në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10.

Policia thotë se i dyshuari për therje me thikë është identifikuar por ai është në arrati.

Edhe gjatë nëntorit KALLXO.com shkroi për një therje me thikë në Prishtinë.

%d bloggers like this: