Tuesday, November 20, 2018
Home > Këshilla Islame > Stop ndotjes së ajrit-nga Arber Berisha

Stop ndotjes së ajrit-nga Arber Berisha

#STOP NDOTJES SË AJRIT

Ndotja e mjedisit, është një problem i ditëve të sotme. Të gjitha veprimet që kryejmë gjatë ditës ndikojnë në shtimin e mbeturinave. Andaj nësë çdo njëri nga ne pastrojmë atë që vet e bëjmë do kemi një ambjent më të pastërt dhe më të shëndetshëm për shëndetin tonë.

Në 1978 një grup kerkuesish të Universitetit të Yales publikuan në revistën “Nature” rezultatet e një studimi, ku konkluzionet ishin që “nuk ka asnjë të dhënë që ndotësit e ambientit shkaktojnë efekte mbi mushkëritë” dhe prandaj “kontrolli i ndotjes nuk paraqet një prioritet në parandalimin e sëmundjeve të frymemarrjes”. Tani pas 30 vjetësh, siç e dimë të gjithë, të dhënat janë të tjera dhe tregojnë që ndotja ambientale është një shkaktar i rëndësishëm për sëmundjet e frymëmarrjes.

Shekulli XXI, është një shekull ku makinat po e shkatërrojnë çdo ditë e më shumë ambjentin, si dhe djegia masive e maleve dhe mos mbjellja e pemëve. Dihet se pemët kan një rol të frytshëm në pastrimin e ambjentit sepse ato thithin dioksidin e karbonit dhe çlirojnë oksigjenin e dobishëm për ambjentin dhe njerzimin andaj Muhamedi a.s i dërguari ynë thoshte: “Nëse ësht duke u bërë kijameti dhe keni një fidan në dorë mbilleni atë”. Edhe pse bota është zhytur në një hendek të madh të betonizimit ne duhet të mbjellim më shumë pemë e fidane të reja,të këmi një botë më të gjelbërt dhe më të shëndetshme për mushkritë tona dhe një ajër më të pastërt që e thithim vazhdimisht.

Kaos i madh është në viset tona shqiptare, ku kalojnë kamionë dhe mjete trasporti të rënda në rrugë mes qytetit dhe ku ka anash qytetarë kalimtarë duke na mundësuar të thithim me tonelata pluhur. Kazanët e plehrave janë vendosur, por më kotë ku asnjë nuk i hedh në vendin e caktuar mbeturinat. Mbajtja pastër e mjedisit është detyrë dhe përgjegjësi e përbashkët andaj kërkon angazhimin e të gjithëve. Në qendër të veprimtarisë është ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbajtjen pastër të mjedisit dhe hedhjen e diferencuar të mbetjeve urbane. Çdo njeri duhet të kontribuojë vullnetarisht në pastrimin e qytetit dhe fshatit ku jeton.

#By Arber Berisha

%d bloggers like this: