Friday, October 23, 2020
Home > Këshilla Islame > SI KUROHEN TË METAT DHE MANGËSITË?

SI KUROHEN TË METAT DHE MANGËSITË?

SI KUROHEN TË METAT DHE MANGËSITË?

Rrëfehet për një burrë se ankohej prej të metave të shumta që i kishte. Ky burrë rrëfehet se tentoi që ato ti përmirësojë, mirëpo nuk e arriti një gjë të tillë.

Ndërkohë shkoi te një dijetar i njohur për devotshmërinë dhe besimin e tij dhe iu ankua për ato të meta dhe kërkoi mendimin e tij se si ti kurojë ato.

Dijetari ia dha një propozim interesant, duke kërkuar nga ai që ta kurojë vetëm njërën nga to gënjeshtrën. E porositi të jetë i sinqertë në të gjitha çështjet e tij.

Burri u habit dhe në vete tha se çfarë lidhje ka sinqeriteti me të metat e tjera, mirëpo prapë e respektoi urdhrin e dijetarit dhe shprehu vullnetin e plotë që të veprojë ashtu.

Kaluan disa ditë dhe një ditë prej ditëve, njeriu u sprovua me një ves nga veset e tij – alkoolin. Shprehu vullnetin të pijë dhe e afroi te vetja, e mbushi gotën dhe kur e ngriti dhe e afroi te goja, tha në vete:

Çfarë do ti them dijetarit, nëse më pyet se a kam përdorur alkool? A ta gënjej?

Jo, më nuk do ta pi asnjëherë!

Një ditë tjetër deshi të bëjë një mëkat tjetër dhe e pyeti veten: Çfarë do ti them unë dijetarit nëse më pyet? A ta bëj atë mëkat apo ta gënjej? Jo, më nuk e bëj.

Dhe kështu, çdoherë kur donte të bënte ndonjë mëkat, u ndalte dhe e pyeste veten dhe në fund e braktiste që mos ta gënjejë dijetarin.

Me kalimin e kohës ky njeri i braktisi të metat dhe mangësitë e tij si meritë e të kapurit të tij për sinqeritetin dhe moralin e mirë.

Pra, sinqeriteti është ajo që neve na mungon dhe mungesa e saj të metat po na i shton dhe ato të meta në jetën tonë po reflektojnë dhe me to njerëzit po i dëmtojmë.

Të kapemi fort për sinqeritetin e për moralin e mirë dhe të tentojmë që sa më shumë të merremi me veten dhe të metat tona, se sa me të tjerët dhe të metat e tyre, e kështu që Allahu të na dërgojë sukses në kurimin e tyre, për shkak sinqeritetit tonë se duam të jemi sa më të mirë për ta kënaqur Allahun.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: