Wednesday, November 14, 2018
Home > Këshilla Islame > Shurup për kollitje që do tju duhet kur të filloje i ftohti

Shurup për kollitje që do tju duhet kur të filloje i ftohti

Kombinimi i mjaltit dhe qepës ka qenë prej kohësh i njohur si tepër shërues kur është fjala për kollitje.

Avantazhi i këtij kombinimi natyral është se është në dispozicion në çdo pjesë të vitit, dhe përgatitet thjesht dhe gjithmonë mund të gjenden këto përbërës.

Ju duhet:

1 qepë e madhe
disa lugë mjaltë natyral

Përgatitja:

Zgjidhni një kokë të madhe dhe të shëndetshme qepe. Duhet pastruar mirë dhe prerë. Vendoseni në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me mjaltë.

Mbuloni enën me një fletë metalike dhe lejoni të qëndrojë brenda natës në temperaturë dhome.

Diten e ardhëshme, përzieni përzierjen me një luge druri. Merrni 1 lugë çaji çdo 2 orë.

Kjo dozë është për një ditë.

/Përkthim:shendeti.info/

%d bloggers like this: