Monday, October 22, 2018
Home > Këshilla Islame > SHTATË MREKULLITË E DYNJASË

SHTATË MREKULLITË E DYNJASË

SHTATË MREKULLITË E DYNJASË Mësuesja kërkoi nga nxënësit të hulumtojnë për shtatë mrekullitë e dynjasë. Edhe përkundër mospajtimeve mes nxënësve, shumica e tyre ishin të mendimit se këto shtatë mrekulli të dynjasë janë më të dalluarat: piramidat e Egjiptit, kopshtet e varura të Babilonisë në Irak; muri kinez në Kinë, Taxh Mahall në Indi, kulla e Ajfelit në Francë, kulla e lakuar e Pizës në Itali dhe kanali i Panamasë në Panama.Mësuesja duke i tubuar votat e nxënësve e vërejti se një nga nxënëset nuk e dorëzoi fletën e saj. E pyeti vajzën se mos ka ndonjë pengesë për ti shënuar ato shtatë mrekulli të botës? Nxënësja i përgjigjet: Po, gjej pengesë të vogël, sepse unë e shoh se ato shtatë mrekulli janë tjera e jo këto që i numëruat dhe mendoj se ka edhe më shumë mrekulli se sa të përkufizohen në shtatë.Mësuesja i tha: Mirë, lexona atë që e shkrove!Vajza u mendua pak dhe pastaj lexoi: Unë besoj se mrekullitë e dynjasë janë shtatë dhe ato janë: të shohësh, të dëgjosh, të prekësh, të shijosh, të ecësh, të qeshësh dhe të duash. Në klasë u përhap qetësi e plotë. Vajza e përfundoi leximin duke thënë se gjërat që i kemi në përditshmërinë tonë, i përdorim në vazhdimësi dhe janë dhuratë nga Allahu për ne, pikërisht ato janë shtatë mrekullitë e dynjasë. Shtatë mrekulli, të cilat nuk munden të ndërtohen me dorë apo të blihen me të holla, ato thjesht gjenden brenda zemrave dhe gjymtyrëve tona.Mrekullia e tetë është se të mëdhenjtë ende nuk e kuptojnë se të vegjlit gjithmonë japin ide që i tejkalojnë kufijtë e asaj që të tjerët e presim nga ta. Kjo vjen si pasojë e asaj se ne mendojmë në mënyrë standarde, kurse ata mendojnë me liri. Kurse mrekullia e nëntë, dhe kjo është më e çuditshmja, është se ne i shikojmë mrekullitë që i kanë ndërtuar njerëzit në botën e tyre dhe i harrojmë mrekullitë më madhështore të cilat Allahu i krijoi në vet njeriun. E kjo mrekulli është ajo që ndihmoi në ndërtimin e mrekullive tjera.Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: