Tuesday, November 20, 2018
Home > Lajme > Shqipëria kërkon nga SHBA heqjen e njohjes për Jerusalemin..

Shqipëria kërkon nga SHBA heqjen e njohjes për Jerusalemin..

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka theksuar se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje.

“Shqiperia i është përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jeruzalemin, bazuar në një numër te konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme, raporton TCh.

Rezoluta e parashtruar nga Egjipti thotë në tekst se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.

%d bloggers like this: