Wednesday, November 21, 2018
Home > Uncategorized > SHPREHJET PAS MARTESËS

SHPREHJET PAS MARTESËS

– Dy apo disa muaj pas martese, fillojmë t’i dëgjojmë shprehjet:
Më nuk më do!
Ky nuk është personi që u martova!
Mendoj se gabova dhe u nguta!
U mashtrova!!
– Ku qëndron problemi që të nxirren këto fjalë dhe çfarë e nxit një gjë të tillë?
Kur dy bashkëshortët duhen mes veti.. e shohin njëri-tjetrin se janë më të mirët në univers dhe se si ata nuk ka dhe s’mundet të ketë, dhe çdonjëri nga ta e shpresojnë një jetë të qetë dhe përplot dashuri dhe respekt, nga fillimi i martesës e deri në vdekje.
Bëjnë plane të ndryshme, ëndërrojnë për një ardhmëri të mirë dhe shpresojnë në realizim e ëndrrave të tyre, dhe me këto shpresa fillojnë të jetojnë, e ato ose realizohen më mirë se sa që janë planifikuar, gjë që ndodhë radhë, ose realizohet më pak se ajo që është planifikuar apo ndoshta edhe fare nuk realizohen.. dhe çdo gjë bie poshtë.
Ata dy fillojnë të bashkëjetojnë dhe bashkëveprojnë me situatat në hapësirën e rrethit që e kanë paramenduar dhe realitetit që i rrethon, dhe kështu fillon të zgjerohet edhe rrethi i problemeve dhe mosmarrëveshjeve mes veti.
– Cila është zgjidhja?!
Zgjidhja është që ta pranosh partnerin e jetës ashtu si është.. me gjitha ato të mira dhe të meta.. dhe të mos presësh nga ai diçka që i tejkalon kufijtë e realitetit.. po pranoje ashtu si është dhe si e ka natyrshmërinë.
Gjatë jetës bashkëshortore situatat do të bëjnë që ta kuptosh realitetin e tij dhe karakterin e tij dhe kjo do të ndihmon që të kuptosh edhe më së miri personalitetin e tij. Jeta bashkëshortore nuk është një ditë, po shumë ditë e shumë vite, dhe kërkon përgjegjësi dhe sakrificë dhe durim, dhe mirëkuptim dhe respekt të ndërsjellë.
Mos prit nga ai çudira, sepse problemi zakonisht lind si rrjedhojë e asaj që e paramendon dhe e pret dhe asaj që është në realitet dhe e ke prezent.
Përkthehu dhe përshtati: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: