Wednesday, November 21, 2018
Home > Këshilla Islame > Shkaqe që çojnë në pranimin më të shpejtë të lutjes

Shkaqe që çojnë në pranimin më të shpejtë të lutjes

 

Shtimi i veprave vullnetare pas atyre të detyrueshme siç janë: namazet vullnetare, agjërimi vullnetar apo lëmosha, janë shkaqe që çojnë në pranimin më të shpejtë të lutjes. Kjo gjë është e vërtetuar në hadithin e Ebu Hurejras -Allahu qoftë i kënaqur me të- i cili transmeton se i Dërguari i

Allahut -alejhi salatu ues selam- ka thënë:
“Allahu i Madhëruar thotë:
Kush armiqësohet me të dashurit e Mi, me të vërtetë do t’i shpall luftë. Gjëja më e dashur për Mua dhe që e afron robin më shumë tek Unë, është kryerja e adhurimeve të detyrueshme. Vazhdon robi të më afrohet me vepra vullnetare, derisa ta dua, e kur ta dua, bëhem veshi i tij me të cilin dëgjon, syri i tij me të cilin sheh, dora e tij me të cilën ai sulmon fuqishëm, këmba e tij me të cilën ecën. Nëse ai më kërkon, Unë do t’i jap. Në qoftë se më kërkon mbrojtje, Unë do ta mbroj atë. Nuk hezitoj në asgjë që Unë bëj. Nëse do të hezitoja, do të hezitoja në marrjen e shpirtit të besimtarit. Ai e urren vdekjen dhe Unë e urrej dëmtimin e tij.”

[Transmeton Buhariu, nr 6502]

%d bloggers like this: