Wednesday, November 21, 2018
Home > Këshilla Islame > SHFRYTËZOJE JETËN PARA SE TË SHFRYTËZON AJO!!

SHFRYTËZOJE JETËN PARA SE TË SHFRYTËZON AJO!!

Isha fëmijë, dhe shpresoja të futem në medrese, dhe të mësoj si fëmijët e tjerë. Dhe me të vërtetë u futa në medrese, dhe e përjetova fëmijërinë time dhe rininë time, e pastaj, fillova të mërzitem nga kjo!

Shpresova të futen në universitet, dhe me të vërtetë u futa në të, mirëpo nuk shkoi pak dhe fillova të mërzitem edhe nga kjo!

Shpresova ta përfundoj sa më shpejt, dhe me të vërtetë e përfundova shpejt, mirëpo, pastaj më mbyti vetmia!

Shpresova të punësohem, dhe me të vërtetë u punësova, dhe atëherë thash tash është koha të martohem!

Shpresova të martohem, dhe me të vërtetë u martova, mirëpo, shtëpia ime u bë e egër ku e mbyste heshtja!

Shpresova të kem fëmijë, dhe me të vërtetë u furnizova me fëmijë, mirëpo, pas një periudhe u mërzita nga muret e shtëpisë!

Shpresova t’i martoj dhe me të vërtetë i martova, mirëpo, u mërzita nga puna dhe filloi të më lodhë!

Shpresova të dal në pension e të pushoj, dhe me të vërtetë dola, mirëpo mbeta i vetëm, njëjtë sikurse kur dola nga universiteti! Dallimi ishte se kur dola nga universiteti, jetën e kisha para, kurse tash jetën e kam pas, mirëpo ende kam shpresa!!

Shpresova ta mësoj Kuranin, mirëpo kujtesa ime më tradhtoi!

Shpresova të agjëroj, mirëpo shëndeti im nuk ma mundësoi!

Shpresova të ngritëm natën, mirëpo këmbët e mia nuk më mbanin!

Andaj, shfrytëzoje shëndetin tënd para pleqërisë, dhe mos të preokupon të menduarit rreth furnizimit nga të menduarit tënd rreth ahiretit!

Allahu ta garantoi riskun, mos u mërzit.. dhe nuk ta garantoi Xhenetin, prandaj vepro!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: