Monday, October 22, 2018
Home > Këshilla Islame > SHENJAT E MËSYSHIT QË I SHEH NË ËNDËRR

SHENJAT E MËSYSHIT QË I SHEH NË ËNDËRR

Ai i cili është i prekur nga mësyshi i shfaqën disa shenja apo simptome që tregojnë për mësyshin që e ka kapluar trupin e tij. Ne dëgjojmë jo rrallë se disa nga ata që nuk kanë njohuri e mohojnë një gjë të tillë, mirëpo këtë e ka vërtetuar vetë i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ku thotë: “Mësyshi (syri i keq) është i vërtetë”. (Muslimi: 2187). Po ashtu ka thënë: “Mësyshi (Syri i keq) është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin-caktimin (e Allahut), ai do të ishte mësyshi-syri i keq. Prandaj, nëse dikujt prej jush i kërkohet të lahet (që me ujin e tij të spërkatet i sëmuri), le të lahet!” (Muslimi: 2188).

Po ashtu Buhariu në “Tarihun” e tij ka shënuar transmetimin nga Xhabiri radijAllahu anhu se Pejgamberi salAllahu alejhi ve selem ka thënë: “Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut, është nga ndikimi i mësyshit” Për këtë transmetim shejh Albani Allahu e mëshiroftë thotë se është hasen (i mirë).

Ai i cili ka mësyshë do të ketë disa nga shenjat edhe në gjum, të cilat tregojnë se është i kapluar nga mësyshi-syri i keq. Këto shenja i ka cekur Hoxha i nderuar Halid El-Hibshi Allahu e ruajt i cili qysh nga vitet nëntëdhjeta është i angazhuar në këtë drejtim.

Ndër shenjat më të qarta që njeriu i sheh në gjumë janë:

1. Pamja në ëndërr maca, insekte, akrep, qen, hardhucë dhe bubrreca-milingona.

2. Pamja në ëndërr xhin të cilët e shikojnë.

3. Pamja në ëndërr sy apo gra të cilat janë të mbuluara (me ndonjë rrobë ose diç tjeter).

4. Pamja në ëndërr e disa njerëzve që janë të njohur për mësyshë, të cilët/cilat i njeh apo janë nga të afërmit e tij, e që e shikojnë me shikim keqëdashës-zilie, apo dëgjonë fjalë që flasin për të, dhe pamja e syve të tyre në mënyrë të shëmbtuar.

5. Pamja në ëndërr varreza dhe njerëz të vdekur.

6. Dëgjimi në ëndërr se ka mësyshë.

7. Pamja në ëndërr e disa përsonave që dyshon në zilin e tyre ndaj tij/saj.

8. Pamja në ëndërr e shenjave të mësyshit, zilisë, apo që të dyja.

%d bloggers like this: