Thursday, December 13, 2018
Home > Këshilla Islame > SA E PAVLERË QË ËSHTË DYNJAJA

SA E PAVLERË QË ËSHTË DYNJAJA

Kur ndërron jetë, për ty thonë ku është trupi i vdekur dhe nuk të thërrasin me emër!

Kur përgatiten për ta falur namazin, thonë na sillni xhenazen dhe nuk të thërrasin me emër!

Kur të dërgojnë te varrezat dhe bëhen gati për të varrosur, thonë afroni të vdekurin dhe nuk të thërrasin me emër!

Andaj të mos mashtron fisi, të mos mashtron pozita, të mos mashtron pasuria dhe prejardhja.

Kuptoje se sa e pavlerë që është dynjaja dhe sa e madhe që është ajo drejt asaj që jemi nisur (ahireti)!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: