Saturday, January 18, 2020
Home > Këshilla Islame > Qdo ditë, toka e therrët njeriun dhe i jep këto dhjetë këshilla:

Qdo ditë, toka e therrët njeriun dhe i jep këto dhjetë këshilla:

Enes bn Maliku r.a thotë

“Qdo ditë, toka e therrët njeriun dhe i jep këto dhjetë këshilla:

O biri i Ademit!

1.Mbi mua je duke shëtitur , por tek une do të kthehesh.

2.Mbi mua po bën lloj-lloj gjynahesh, por brenda meje do të dënohesh.

3.Mbi mua qesh e argëtohesh, por brenda meje do të qash.

4 Mbi mua gëzohesh, por brenda meje do të hidhrohesh.

5.Mbi mua mbledh pasuri , por brenda meje do të pendohesh.

6.Mbi mua e ha haramin , por brenda meje do të të hanë krimbat.

7.Mbi mua mburresh e krenohesh , por brenda meje do të ulesh e poshtrohesh.

8.Mbi mua ecën i hareshëm , por brenda meje në hidhrim do të mbytesh.

9.Mbi mua shëtit në dritë , por brenda meje do të ngelesh në errësirë.

10.Mbi mua bredh ndër njerëz , por brenda meje do hysh i vetë.”

(Ibn Haxher el-Askalani, Munebbihat,37.)

%d bloggers like this: