Monday, October 22, 2018
Home > Këshilla Islame > Pse “Mjekësia” nuk lejon që Kanceri të shërohet?! M.I

Pse “Mjekësia” nuk lejon që Kanceri të shërohet?! M.I

Pse “Mjekësia” nuk lejon që Kanceri të shërohet?!

Një shikim i shpejtë në histori

•Një dokumentar interesant ekspozon korrupsionin e industrisë së kancerit dhe masat ekstreme që ata ndërmarrin për të diskredituar, burgosur, dhe në mënyrë profesionale të shkatërrojnë çdo mjek që trajton pacientët e kancerit në mënyrë natyrale.

•Një milion amerikanë diagnostikohen me kancer çdo vit, dhe një në çdo tre persona do të diagnostikohen me kancer në jetën e tyre; dy nga çdo tre pacientë do të vdesin nga kanceri i tyre brenda pesë viteve.

•Pacienti me kancer shpenzon mesatarisht 50.000 $ për luftimin e sëmundjes nëpër spitale, duke e bërë industrinë e kancerit një industri prej 50 miliardë dollar në vit; pra monopoli mjekësor nuk është i motivuar për të gjetur një kurë, përderisa trajtimi aktual është aq fitimprurës!

•Shumë trajtime natyrale janë përdorur me sukses në kurimin dhe shërimin total të kancerit, por këto trajtime janë ndrydhur dhe detyruar të qëndrojnë në heshtje, janë varrosur, dhe mbahen larg nga publiku me fushatat e shpifjeve të financuara nga karteli mjekësor.

Po përse “Mjekësia” nuk lejon që Kanceri të shërohet?!

Imagjinoni një aeroplan komercial që rrëzohet dhe ka pasur disa viktima të përfshira në aksident. Ju mund të jeni të sigurt se ky lajm do të zërë titullin e çdo gazete prestigjoze.

E pra, ne kemi ekuivalentin e 8-10 avionëve që rrëzohen ÇDO DITË dhe të gjithë ata që janë në bord vdesin nga “kanceri”.

Gati dy milionë amerikanë diagnostikohen me kancer çdo vit; një në tre persona do të goditet me një diagnozë të kancerit në një kohë në jetën e tyre, pavarësisht nga përparimet teknologjike masive gjatë gjysmë shekullit të fundit.

Mjekësia perëndimore nuk është më afër për të gjetur një “kurë për kancerin”, ndërkohë që kanceri është rritur në një epidemi mbarëbotërore me përmasa tronditëse.

Statistikat flasin vetë:

– Në fillim të viteve 1900, një në 20 njerëz zhvillonin kancer

– Në vitet 1940, një në 16 njerëz zhvillonin kancer

– Në vitin 1970, raporti ishte një në 10

– Sot, kjo është një në tre!

Në qoftë se normat e përgjithshme të vdekjes po bien, pse normat e incidencës së kancerit janë ende në rritje?

Përgjigja është e thjeshtë: Në këtë 40-vjeçar të fundit, “Lufta kundër kancerit” ka qenë një farsë.

Epidemia e kancerit është një ëndërr për Big Pharma, dhe fushatat e tyre për të mbajtur në heshtje shërimin e kancerit kanë qenë të ashpra.

Makineria e Kancerit

Ju lutemi, kuptoni se kanceri është një biznes i madh. Industria e kancerit nuk po shpenzon pothuajse asgjë të burimeve të saj shumë-miljarda dollarëshe për strategjitë efektive parandaluese, siç janë udhëzimet për dietat ushqimore, ushtrimet dhe sensabilizimin kundrejt trashjes dhe obezitetit. Në vend të kësaj, kjo industri i derdh paratë në “trajtimin e kancerit”, jo në parandalimin apo kurimin dhe shërimin e tij.

Pse t’i investojnë të hollat e tyre te lopët, kur në qoftë se ata mund të mbajnë të mirë-vajisur makinerinë e Kancerit, do të vazhdojnë të kenë fitime kolosale te ilaçet kimioterapike, rrezatimet, procedurat diagnostikuese dhe operacionet?!

Pacienti tipik i kancerit shpenzon 50.000 $ për luftimin e sëmundjes. Ilaçet kimioterapike janë ndër më të shtrenjtat e të gjitha trajtimeve; shumë prej tyre fillojnë nga $ 3,000 deri në 7,000 $ për një furnizim njëmujor.

Nëse industria e kancerit lejon një kurë natyrale, atëherë baza e tyre e pacientëve largohet menjëherë. Kjo i jep shumë kuptim mbajtjes “gjallë” të një rrjedhe të qëndrueshme të pacientëve me kancer, por “të sëmurë” dhe që kthehen përsëri për të paguar më shumë.

Por si erdhi ky përbindësh shoqëror te ne?

Dokumentari i paraqitur më poshtë është jashtëzakonisht informativ.

Ai detajon se si industria farmaceutike në partneritet me American Medical Association (AMA), vendosën një plan të mprehtë për të arritur kontrollin mbi sistemin mjekësor në katër hapa të shpejtë e të lehtë, në fillim të viteve 1900. Në pak fjalë, ndodhi diçka e tillë:

1.Bankierët ndërkombëtarë që zotëronin kompanitë e ilaçeve dhe kimikateve, fituan kontrollin mbi sistemin e arsimit mjekësor mbi 100 vjet më parë.

2.Ata dhanë grante për AMA-n dhe për kryesuesit e shkollave mjekësore në këmbim të vendeve në bordin e tyre dhe aftësinë për të kontrolluar politikën.

3.Së fundi, ata me dinakëri ndërtuan kontrollin e tyre të pothuajse çdo agjencie federale rregullatore në lidhje me praktikën e mjekësisë.

“Mos GUXO të kurosh askënd!”

Pavarësisht shumave të mëdha të fondeve të caktuara për hulumtimet rreth kancerit sot, dy nga tre pacientë të kancerit do të jenë të vdekur brenda pesë vitesh pas pranimit të të gjitha ose një pjese të standardit të trajtimit trinom të kancerit: kirurgji, radioterapi dhe kimioterapi.

Kjo nuk është shumë e habitshme kur ju e dini se dy nga tre njerëz janë vetë kancerogjenë!

Këto njëqind vitet e fundit, një numër i trajtimeve natyrale të kancerit janë zhvilluar dhe përdorur me sukses për të trajtuar pacientët në SHBA dhe në vende të tjera. Por të gjitha ato janë rrëzuar me forcë, janë heshtur, dhe janë shtyrë nën qilim nga monopoli mjekësor, duke sulmuar mjekët dhe studiuesit e pavarur natyralë,duke i njollosur, dërguar në burg, dhe shkatërruar profesionalisht për shkak se guxuan të sfidojnë institucionin mjekësor.

Deri më sot, me respektin për besueshmërinë në mjekësi, “gagaritja” është sinonim i “konkurrencës”.

Me qëllim për të mbrojtur monopolin mjekësor, çdo praktikë e trajtimit natyral është pritur me kundërshtim masiv nga industritë mjekësore dhe farmaceutike. Kompanitë e ilaçeve nuk kanë asnjë interes në mjekimet natyrale që ata nuk mund t’i patentojnë, sepse këto mjekime ndërhyjnë në lumin e të ardhurave të tyre. Ata do të shkojnë – madje kanë shkuar- në masa ekstreme për të parandaluar të vërtetën rreth trajtimeve efektive natyrale (kërcënimeve konkurruese) nga arritja te publiku.

FDA është tani, në sajë të PDUFA, e financuar kryesisht nga kompanitë e ilaçeve dhe është bashkëfajtore në këtë proces. Ato e kufizojnë konkurrencën në maskën e mbrojtjes së publikut, kur realiteti është se ata e bëjnë këtë për të mbrojtur fitimet e kompanive të ilaçeve kimike.

Reflektim

Kush ka fatin ta kuptojë realitetin e ruajtjes së shëndetit dhe të kurimit të sëmundjes në mënyrë natyrale, padyshim se krijuesi i tij do ta udhëzojë në gjetjen e ilaçit natyral për kurimin e sëmundjes që ka, dhe leximi i këtyre rreshtave mund të jetë një fat i mirë për ty, që do të thotë se ti mund të kesh gjetur ilaçin tënd natyral të vërtetë.

%d bloggers like this: