Wednesday, October 17, 2018
Home > Uncategorized > PSE KA “VDEKUR” DETI I VDEKUR?

PSE KA “VDEKUR” DETI I VDEKUR?

Një fëmijë i vogël, derisa e shfletonte atlasin e botës, ia tërhoqi vëmendjen një emër i ashtuquajtur “Deti i Vdekur”. Pa menduar fare, i tha prindit të tij:

– Baba, pse ka vdekur ky det? Kush e ka mbytur?

Prindi i tij buzëqeshi dhe i tha birit të tij:

– Deti i Vdekur gjendet në një ultësirë. Ajo është pika më e ulët e Tokës në të cilën derdhen ujërat e shiut dhe të lumenjve. Ngaqë deti ndodhet në një pikë kaq të ulët, uji i tij nuk ka ku të derdhet, prandaj mund të largohet vetëm me anë të avullimit. Për këtë shkak, në të është rritur niveli i kripës dhe janë përqendruar kripërat dhe mineralet, gjë që i ka mbytur të gjitha krijesat e detit. As peshku nuk mund të jetojë në të e as njeriu nuk mund të pijë nga ai ujë. Kështu që, atë e mbyti egoizmi, ai vetëm merr dhe nuk jep gjë.
Mësim për të medituar:

Çështjes së Detit të Vdekur i shëmbëllejnë edhe disa zemra. Ka nga to që gjithçka marrin për vete dhe nuk u japin gjë të tjerëve, prandaj në to nuk jetojnë fare ndjenjat e dashurisë dhe mirësisë.
Hoxhë Irfan Jahiu

%d bloggers like this: