Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > PSE ALLAHU E FSHEHI KOHËN E VDEKJES ?!

PSE ALLAHU E FSHEHI KOHËN E VDEKJES ?!

Allahu tha: “Agonia e vdekjes do të sjellë të vërtetën (e jetës tjetër): ja, kjo është ajo së cilës përpiqeshe t’i ikje”. Kaf 19.

A e ke menduar ndonjëherë, se ku qëndron urtësia e Allahut nga fshehja e kohës së vdekjes? Dhe se pse nuk na është sqaruar koha e vdekjes për çdonjërin nga ne?

Ne besojmë në vdekjen, dhe e dimi se ajo është e vërtetë, dhe se çdo shpirt do ta shijon vdekjen, dhe çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit, plot Madhëri dhe Nderim.

Allahu tha: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen”. Ali Imran 185.

Allahu tha: Çdo gjë që është në Tokë, do të zhduket, e do të mbetet vetëm Fytyra (Qenia) e Zotit Tënd, plot Madhëri dhe Nderim”. Rrahman 26-27.

Ne nuk e dimë kohën e vdekjes, derisa njeriu atë e pret për çdo moment. Secilën herë kur e rikujton se ka mundësi që çdo moment ta braktisë dynjanë, i kthehet Allahut dhe e rikujton ahiretin.

Po t’ia mësonte Allahu njeriut momentin e vdekjes, do të bënim gjynahe, do të bënim padrejtësi, e pastaj do të pendoheshim para momentit të vdekjes. Në këtë mënyrë humbet urtësia e jetës!

Fshehja e dijes së kohës së vdekjes do të thotë se njeriu atë e pret në çdo moment, dhe për këtë arsye, nëse është i mençur njërin sy do ta ketë me dynjanë, e tjetrin me ahiretin.

Në këtë mënyrë ai kur e bën një gjynah, nuk e di se Allahu a do t’ia shton jetën dhe a do të ketë mundësi të pendohet, apo exheli i tij do t’i vjen në kohën kur e bën gjynahun, dhe nuk ka mundësi të pendohet!

Ajo çfarë thuhet për gjynahet, thuhet edhe për veprat e mira. Nëse dihej koha e vdekjes, njeriu do ta vononte veprimin e veprave të mira derisa të afrohej vdekja, mirëpo, Allahu deshi që përmirësimi dhe vepra e mirë të jenë prezente gjatë tërë jetës së njeriut, dhe ai të garon në to, dhe për këtë shkak e fshehu kohën e vdekjes!

Pra fshehja e kohës së vdekjes është mëshirë nga ana e Allahut për njerëzit.

Mëshirë që ata t’i frikohen gjynahut para se të vjen vdekja dhe mëshirë që ata të nguten në mirësi para se të befasohen me ardhjen e exhelit!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: