Monday, August 20, 2018
Home > Këshilla Islame > Provo të jetosh një ditë si Ebu Bekri

Provo të jetosh një ditë si Ebu Bekri

Provo te jetosh nje dite si Ebu Bekri

Transmetohet nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ka thene: I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thene: “Cili prej jush eshte gdhire sot i agjerueshem?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha: “Cili prej jush ka prezantuar sot ne xhenaze?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha: “Cili prej jush i ka ushqyer sot nje nevojtar?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

Tha: “Cili prej jush ka vizituar sot ndonje te semure?”

Ebu Bekri radijAllahu anhu tha: Une.

I Derguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “Nuk mblidhen keto te nje person vecse ai hyne ne xhenet.” Muslimi

Shejh Albani (Allahu e meshirofte!): Ne hadith tregohet vlera e Ebu Beker es-Sidik-ut radijAllahu anhu dhe pergezimi i tij me xhenet. Hadithet ne lidhje me te jane te shumta dhe saktesohen.

Ne hadith tregohet vlera dhe miresia e bashkimit mes ketyre veprave ne nje dite te vetme. Dhe se bashkimi (gjendja) e tyre te nje person eshte pergezim per te me xhenet.

Allahu na befte prej banoreve te tij!

“Es-Sahihah” vell. 1

%d bloggers like this: