Wednesday, November 14, 2018
Home > Lajme > Porta kryesore e Afrikës përsëri në duart e Turqisë

Porta kryesore e Afrikës përsëri në duart e Turqisë

Me kërkesë të presidentit turk Recep Tayip Erdogan që Sudani t’ia jap Turqisë ishullin e Suvakinit, kërkesë kjo të cilën e bëri dje përgjatë fjalimit të tij në parlamentin sudanez, Sudani sot ka vendosur që këtë ishull strategjik t’ia jap prapë Turqisë, transmeton Kosova Post.

Restaurimin dhe menaxhimin e ishullit do ta bëjë Turqia. Ishulli Suvakin gjindet në Detin e Kuq në anën e Sudanit. Dikur ka qenë porti detar kryesor i Afrikës, dhe porta veriore kryesore e gjithë Kontinentit të Zi.

Në vitin 1517 kur Sulltan Selim Yavuzi pushton Egjiptin, ishulli Suvakin kalon nën adrministrimin osman, dhe për 400 vjet rresht ka shërbyer si porti më i rëndësishëm i osmanlinjëve dhe vendkalimi i të gjithë haxhinjëve që vinin nga bota për në Qabe. Rëndësinë strategjike dhe ekonomike që e kishte për shekuj për osmanlinjtë, tani e tutje mund ta ketë për Turqinë dhe Sudanin.

Në vitin 1882, kur Egjipti pushtohet nga britanezët, ishulli i mirret Perandorisë Osmane dhe kalon nën administrimin britanik deri në vitin 1923. Sipas Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, ishulli i ipet në shfrytëzim Egjiptit, ndërsa nga viti 1956, kur Sudani shpallë pavarësinë nga pushtimi britanez, Suvakini përfundimisht i kthehet Sudanit./Pregaditi: Dr. Mustafa Bajrami

%d bloggers like this: