Tuesday, December 11, 2018
Home > Këshilla Islame > PO QAJ SEPSE NËNA IME ËSHTË DOBËSUAR  

PO QAJ SEPSE NËNA IME ËSHTË DOBËSUAR  

Një grua për çdo mëngjes të ditës së re e godiste të birin e saj para njerëzve! I biri edhe përskaj dhembjeve që i ndjente asnjëherë sytë nuk i lotonin dhe nuk fliste asgjë keq për nënën e vet!

Pas një periudhe, një ditë nga ditët, papritmas filloi i biri të qan.

Pasi që nëna e vet u largua nga ai, njerëzit iu afruan dhe të habitur e pyetën: Çfarë të bëri sot të qash? Ti asnjëherë më herët nuk ke qarë edhe pse çdo herë të ka goditur njëjtë?!

U përgjigj: Sot e ndjeva se fuqia e nënës sime ishte dobësuar!!

O Zot, mëshiroji prindërit e tanë për edukatën dhe kujdesin që na dhanë në fëmijëri!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: