Wednesday, November 14, 2018
Home > Kur’an > Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua nipit:

‘Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a sjell prapë!’ Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha:

‘Duhet të ecësh pak më shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet dhe e dërgoi atë përsëri.

Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: ‘Nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet’, dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.

Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: ‘E sheh gjysh, është e padobishme’.

Plaku ia ktheu: ‘Shikoje shportën’.

Djaloshi shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë. ‘Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë,do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona’.

%d bloggers like this: