Wednesday, November 14, 2018
Home > Uncategorized > Pengesat e lumturisë së vërtetë

Pengesat e lumturisë së vërtetë

Mosbesimi në Allahun e Lartësuar dhe mungesa e së vërtetës.

Meqenëse besimi i vërtetë e mbush zemrën me siguri, rehati, me bindje dhekënaqësi dhe e bën njeriun të ndihet që ai ka lidhje të fortë me AllahunFuqiplotë, i Cili i vetëm e krijoi njeriun dhe i dha atij formën më tëpërsosur, Ai është që krijoi çdo gjë të dukshme dhe të padukshme dhe di më sëmiri se si e arrin njeriu mirëqenien dhe lumturinë. Pra, pengesa për të arriturlumturinë e vërtetë në këtë botë dhe në botën tjetër, është mospranimi i fesësë vërtetë të Allahut, Islamit.

Atyre që u mungon besimi i vërtetë dhe janë të humbur nga udhëzimi hyjnor,që i ka ardhur llojit njerëzor, përmes vulës së profetëve, Muhamedit (paqja dhebekimet e Allahut qofshin mbi të!), do të vuajë nga boshllëku shpirtëror dhe dota privojnë veten e tyre nga mëshira dhe shpëtimi i vërtetë. Allahu i Madhëruarnë Kuranin famëlartë thotë:

‘Dhe atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, Ai ia hap atij gjoksin përIslam, kurse atij që Ai dëshiron ta humbasë, ia mbyll dhe ia shtrëngon gjoksinsikur të jetë duke u ngjitur në qiell. Në këtë mënyrë, Allahu lëshon Zemërimine Tij mbi ata që nuk besojnë.’ Enam, 125.

Mëkatet dhe krimi.

Njeriu nuk i ka kuptuar pasojat serioze të mëkateve të tij dhe efektet e tëcilave kryesisht nuk kanë shërim. Mëkatet dhe krimet janë pengesë për tëarritur lumturinë e vërtetë. Një kriminel është gjithmonë më i trishtuar sesaviktima e tij. Një kriminel që nuk është dënuar, do të jetë ndërmjet njerëzvemë fatkeqi.

Zilia dhe xhelozia.

Zilia dhe xhelozia janë burime të pakënaqësisë dhe vetëtorturimit përnjerëzit. Ne jemi këshilluar në Kuranin famëlartë të kërkojmë shpëtim nga ekeqja e këtyre. Allahu i Madhëruar thotë në Kuran :

‘Dhe ngasherri i smirëkeqit kur vepron sipas smirës.’ Felek, 5.

Të dyja, zilia dhexhelozia kur fillojnë të veprojnë çojnë në shkatërrimin e lumturisë dhe ulargon njerëzve gjërat e mira që ato gëzojnë. Shpëtimi më i mirë nga kjo e keqeështë besimi në Allahun e Madhëruar me zemër të pastër.

Dashaligësia.

Besimtarët e vërtetëjanë përshkruar në Kuran duke i thënë Allahut kur ato luteshin:

‘…dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre qëbesuan…’ Hasher, 10.

Dashaligësia dhe mllefi janë pengesa për lumturinë e njeriut. Në faktdashaligësia është e kundërta e lumturisë, i përket një fushe tjetër nëndjenjat e njeriut. Është si një virus që vret ndjenjat fisnike dhe më të miratë njeriut.

Inati.

Inati tregon pakënaqësi dhe armiqësi. Pra, është një nga kërcënimet më tëmëdha që prish lumturinë e njeriut. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet eAllahut qofshin mbi të!) theksoi rëndësinë e vetëkontrollit kur këshilloi njënga shokët e vet: ‘Mos e tejkalo me inatin…’

Padrejtësia.

Padrejtësia, padyshim do ta shkatërroj çdo njeri që e praktikon. Kjo ështëprovuar nga shumë shembuj që shërbejnë si paralajmërim dhe mësim përnjerëzimin, për ta shmangur këtë ves të keq duhet të mbajmë drejtësi dhebarazi. Padrejtësia mund të shënojë mëkatimin dhe tejkalimin e kufijve. Gjithashtumund të shënojë bërjen qëllimisht gabim të gjërave ose mospranimin e tëvërtetës. Në këtë kontekst, konceptet e gabuara për hyjnoren siç ështëpoliteizmi, adhurimi i idhujve dhe adhurimi i rremë, janë disa forma tëpadrejtësisë, shtrembërim i fesë së vërtetë dhe tejkalim kundër urdhërimevehyjnore. Ajeti i mëposhtëm i Kuranit e shpjegon këtë çështje :

‘Dhe (kujto) kur Lukmani i tha birit të vet kur po e këshillonte: ‘Obiri im! Mos bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i tëtjerëve në adhurim me Allahun është dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më imadhi)’.” Llukman, 13

Shumë kombe kanë përkrahur ose nuk u kanë rezistuar tiranëve të padrejtëdhe keqbërësve dhe kanë sjellë, në këtë mënyrë, mbi vete shkatërrim dhe humbjetë plotë. Citatet e mëposhtme të Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshinmbi të!) dëshmojnë për këtë fakt të provuar shumë herë gjatë jetës njerëzore.Ebu Musa el Eshari, një prej shokëve të Profetit tregon se Profeti (paqja dhebekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: ‘Allahu mund t’i japë njëtirani mëkatar shtyrje të afatit dhe pastaj Ai do ta dënojë atë, Ai kurrë nuklë gjë që t’i shpëtojë’. Transmetuar nga Buhariu dhe Muslimi.Pastaj Profeti recitoi këtë ajet Kurani :

‘I tillë është Mbërthimi (Ndëshkimi i ashpër) i Zotit tënd, kur Aimbërthen vendbanime të cilat punojnë të gabuarën. Vërtet që i dhimbshëm shumë,tepër i ashpër është Mbërthimi i Tij.’ Hud, 102.

Në një ajet tjetër Kurani është theksuar :

‘Dhe shumë prej qyteteve të cilat ishin në rrugë të gabuar Unë udhashë afat, pastaj më në fund Unë i përfshiva me ndëshkim. Dhe (më në fund)tek Unë është kthimi i ju të gjithëve.‘ Haxh, 48.

Frika nga fuqia tokësore.

Frika tek të tjerët përveç Allahut të Madhëruar është çështje e përuljes,pasigurisë dhe mungesës së lumturisë. Ndërsa frika nga Allahu prodhon teknjeriu ide fisnike dhe e çon atë të zhvillojë drejtime të shëndosha dhe sjelljetë shkëlqyeshme. E liron atë nga të gjitha zinxhirët e skllavërisë njerëzoredhe ruan dinjitetin e tij dhe është i lirë të vendosë vetë për çdo gjë. Allahuthotë në Kuranin famëlartë :

‘Vetëm shejtani jua shtie në mendje frikën e eulijave të tij (tëshokëve, pasuesve të tij si mosbesimtarët, paganët, mohuesit etj), kështu qëmos u frikësoni atyre aspak, por m’u frikësoni vetëm Mua, nëse jeni besimtarëtë vërtetë.’ Ali Imran, 175.

Pesimizmi.

Pesimizmi është sinonim me dhimbjen dhe telashet. Të drejton drejt një fazeku ndihesh i plogësht dhe i depresionuar. Një person pesimist do të dëshirontetë kthehej mbrapa dhe të shijojë jetën e tij ose të arrijë synimet e tij.Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka përkrahur dhe pëlqyeroptimizmin dhe ka dekurajuar dhe nuk e ka pëlqyer pesimizmin. Një pesimist përsa i përket tendencave të tij disfatiste, shkakton shumë probleme dhevështirëson punët me nervat e tij, të cilat janë shumë të rënduara me dilemadhe probleme.

Dyshimi.

Allahu i Madhëruar thotë në Kuranin famëlartë :

‘O ju që keni besuar! Mënjanoni shumë dyshime. Vërtet mjaft ngadyshimet përbëjnë gjynahe…’ Huxhurat, 12.

Gjithashtu Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) thotë: ‘Shmangunidyshimit, sepse dyshimi është gënjeshtra më e madhe.’ TransmetuanBuhariu dhe Muslimi.

Si mundet që një person dyshues të jetë i lumtur? Dhe si mundet një shoqërie mbushur me dyshim dhe mosbesim të përparojë ose të drejtojë një jetëkolektive të lumtur.

Arroganca.

Një person arrogant kalon një jetë në mjerim. Ai i trajton njerëzit e tjerënë një mënyrë të pasjellshme dhe vetlavdërohet pa kufi. Shtyp njerëzitpadrejtësisht ose iu kthehet atyre me arrogancë. Ai është përfundimisht ipushtuar nga ndërgjegjja fajtore që e bën jetën e tij të mjerueshme. Allahuthotë në Kuran :

‘Dhe mos e kthe fytyrën mënjanë me kryelartësi nga njerëzit dhe as mosec nëpër tokë duke fyer e mospërfillur (të tjerët). Vërtet që Allahu nuk doçfarëdo arroganti e mburraveci qoftë.’ Llukman, 18.

Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) dha këshillëne tij, për sa i përket kësaj çështjeje: ‘Ditën e Gjykimit Allahu nuk dota shikojë atë të cilin ka tërhequr petkun e tij ngamendjemadhësia.’ Transmetuan Buhariu dhe Muslimi.

Përkushtimi ndaj të tjerëve përveç Allahut.

Është në natyrën e njeriut që ai të dojë dhe të urrejë, por mbartja edashurisë dhe e urrejtjes në ekstremitet është e rrezikshme. Merr për shembullhistorinë e Romeos dhe Xhuljetës në literaturën angleze, ose Kajs dhe Lejla nëliteraturën Arabe. Kajsi që njihet në histori si i dashuruari tmerrësisht meLejlën, ai vuajti jashtëzakonisht shumë nga kjo dashuri, derisa humbi arsyen etij dhe më vonë vdiq në një gjendje të mjerueshme. Kur zemra juaj i ështëpërkushtuar plotësisht Krijuesit tuaj, Allahut, dashuria juaj është e plotë dheju do të gëzoni një emocion të lartë, i cili e mbush zemrën me paqe dhe gëzim.Kjo lloj dashurie nuk është në kundërshtim me dashurinë ndaj prindërve, gruasose fëmijëve. Në fakt këto dashuri plotësojnë njëra-tjetrën. Por, emocionetekstreme, kur nuk kontrollohen nga logjika dhe arsyeja, janë, në fakt, dëmtuesepër jetën dhe lumturinë tonë.

Dhënia pas alkoolit dhe drogës.

Shumë njerëz mendojnë se lumturia mund të arrihet ndërmjet alkoolit dhedhënies pas drogës. Pra, ato duke marrë drogë mendojnë se do të largohen ngashqetësimet dhe hallet e jetës. Ato janë si dikush që largohet për nga zjarridhe shkon në ferr. Droga mundet të të çojë, për një kohë të shkurtër, në njëëndërr iluzioniste në të cilën arrin botën e lumturisë, por në fakt ato kanëshkuar në shkatërrim dhe copëtim. Ne jemi dëshmitarë të këtyre shembujve tëshkatërrimit dhe kaosit në botë, për sa i përket dallgës së madhe të abuzimitme drogën, përveç shkaqeve të tjera të lidhura me korrupsionin dhe mungesa erregullave të fesë së vërtetë.

Përktheu:ArsenMuskurti

Marrënga libri: “The way to happiness”

Autor:Ghalib Masri dhe Nathif Xhama Adam

Klubikulturor.com

‘O Zoti yne! Na izbut zemrat, na e shnderro tmerrin

e brengave nehare, na trimero kur na kaplon frika’

‘O Zoti yne!Freskoii shpirtrat tane me bindje

tepaluhatshme dhe shuaje prushin e shpirtrave,

te ndezurnga trazimet, me ujin e besimit’

‘O Zoti yne!largoje prej nesh merzine dhe pikellimin,

lesho mbi sytetane, te frikesuar, siguri, mbi shpirtrat

e shqetesuar,qetesi, dhe hapi dyert e zgjidhjes me shpejtesi’

‘O Zot! Mundesoji syvete mi ta shohin Driten

Tende dhe te humburveta gjejne rrugen e drejte’

‘O Zot! Shuajipershperitjet e zerit te se keqes,

prej nesh,dhe largo nga ne çdo gje qe

shpie ne pesimizemdhe ne shkaterrim’

‘O Zot i Madh! Nabej prej atyre qe frikesohen vetem

prej Teje dhe prejasgjeje tjeter, e mos na bej prej

atyre qefrikesohen nga çdo gje tjeter perveç Teje’

Shpërndajeni për hirë të All-llahut, bëhunipjesë e së mirës !

Se All-llahu thotë në Kur’an :

…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, emosni në mëkate e armiqësi… ( Maide, 2)

%d bloggers like this: