Friday, June 22, 2018
Home > Këshilla Islame > PENDOHU, PENDOHU PARA SE TË TË VIJË VDEKJA

PENDOHU, PENDOHU PARA SE TË TË VIJË VDEKJA

Paramendoje vetveten se je në errësirën e zjarrit, i vetëm, dhe zjarri të ka rrethuar: Ai do ti rrethojë ata nga çdo anë, në shtylla të gjata flakëruese.” (El-Humeze: 8-9)

Dhe çdo herë që përpiqesh të dalësh nga ai zjarr, do të rikthehesh në të: Sa herë, që do të përpiqen të dalin nga ankthi i zjarrit, do të rikthehen në të (e do tu thuhet): Shijoni dënimin me djegie të tmerrshme! (El-Haxh: 22)

Nuk ke dëshiruar në jetë diçka më shumë se ato çaste, të të lehtësohet dënimi vetëm se një ditë, mirëpo nga kjo nuk ka dobi: Dhe ata që gjenden në zjarr, do tu thonë rojtarëve të Xhehenemit: Lutjuni Zotit tuaj që të na lehtësojë dënimin, qoftë vetëm një ditë! Ata do të përgjigjen: Vallë, a nuk ju kanë sjellë të dërguarit tuaj prova të qarta? Ata do të thonë:

Po, është vërtetë. Do tu thuhet: Atëherë thërrisni për ndihmë!. Por thirrjet e tyre do të jenë të kota.” (El-Gafir: 49-50)

Nga dënimi i rreptë do të doje më mirë të vdesësh: Ata do të thërrasin: O Malik! (Më mirë) Le të na vdesë Zoti yt! – Dhe ty do tët të vjen përgjigjja pas një mijë vjetëve: ndërsa Ai do të thotë: Ju do të qëndroni përherë aty! (Ez-Zuhruf: 77)

Do të bërtasësh në zjarr dhe do të thuash, o Zot më kthe, më kthe ta bëj një vepër të mirë: Atje, ata do të thërrasin: O Zoti ynë, nxirrna se do të bëjmë vepra të mira e jo nga ato që kemi bërë. (Atyre do tu thuhet): Vallë, a nuk jua zgjatëm jetën aq sa të mund të mendohej ai që donte të kujtonte (Allahun)?! Madje juve ju erdhi edhe paralajmëruesi? Andaj, shijoni (dënimin)! Për keqbërësit nuk ka kurrfarë ndihmësi! (Fatir: 37)

A e di ku qëndron problemi yt?! Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote, ndonëse jeta tjetër është më e mirë dhe e amshuar.” (El-Ala: 16-17)

Pendohu, pendohu para se të vijë vdekja.

O Zot, lirona dhe mbrona nga zjarri i Xhehenemit.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: