Tuesday, November 20, 2018
Home > Këshilla Islame > Një i varfër, i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja.

Një i varfër, i shiste një tregtari çdo ditë gjalpin që prodhonte e shoqja.

Gruaja e tij, i jepte gjalpit formën e një topi një kilogramësh. I shoqi e shiste çdo ditë gjalpin dhe me paratë plotësonte nevojat e shtëpisë.

Një ditë, tregtari dyshoi në peshën reale të gjalpit dhe me ta peshuar, zbuloi se topi i gjalpit ishte vetëm 900 gramë, pra mungonin 100 gramë të tjera.Kjo e bëri të bëhej shumë nervoz. Të nesërmen, me të shkelur fshatari në derën e dyqanit i tha plot inat:”Nuk blej më gjalpë prej teje o “mashtrues i dreqit”. Deri tani më ke shitur gjalpin për një kilogram, ndërkohë që ishte njëqind gramë më pak.”Shumë i prekur, nga ajo që i dëgjonin veshët, fshatari i varfër i tha:”Në fakt, ne zotëri, nuk kemi peshore në shtëpi. Gjalpin e peshojmë me një kilogram sheqer të blerë tek dyqani juaj.” Mësim: kushdo që bën keq, më shumë i bën vetëvetes.

%d bloggers like this: