Tuesday, November 20, 2018
Home > Uncategorized > Një tregim interesant!

Një tregim interesant!

“Përse e lexojmë Kur’anin kur nuk kuptojmë as një fjalë Arabisht?

Një amerikan i moshuar mysliman, jetonte në një fermë në lindje të

maleve Kentaki (Kentucky) së bashku me nipin e tij. Çdo mëngjes,

gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe

lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë

në të gjitha mënyrat e mundshme. Një ditë nipi e pyeti gjyshin: ‘Gjysh,

kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë

çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbylli librin. Çfarë të mira ka nga leximi

i Kur’anit?’

Gjyshi, me qetësi ndaloi së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtua

nipit: ‘Merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lumë me ujë dhe m’a

sjell prapë!’ Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrodhi nga shporta

para se të vinte në shtëpi. Gjyshi qeshi dhe i tha: ‘Duhet të ecësh pak më

shpejt herën tjetër, e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet

dhe e dërgoi atë përsëri.

Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejt, por përsëri shporta ishte e zbrazët para

se të kthehej në shtëpi. Me gjysmë fryme i tha gjyshit se ishte e pamundur

të bartte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha: ‘Nuk dua

një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet’, dhe

doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri.

Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte t’i

tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të

mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.

Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lumë dhe vrapoi shpejt, por kur

arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët. Me gjysmë fryme tha: ‘E sheh

gjysh, është e padobishme’. Plaku ia ktheu: ‘Shikoje shportën’. Djaloshi

shikoi shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe.

Ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të

pastër, brenda dhe jashtë. ‘Bir, kjo ndodh kur e lexon Kur’anin. Mund

të mos kuptosh dhe të mos mbash mend asgjë, por kur e lexon atë,

do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona’.

%d bloggers like this: