Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > Një shtëpi në fund të Xhennetit një shtëpi në mesin e Xhennetit një shtëpi në majen e Xhennetit.

Një shtëpi në fund të Xhennetit një shtëpi në mesin e Xhennetit një shtëpi në majen e Xhennetit.

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka thene:
“Unë ia garantoj një shtëpi në fund të Xhennetit atij që e ndërpren polemikën, madje
edhe nëse ka të drejtë dhe i garantoj shtëpi në mesin e Xhennetit atij që e braktisë
gënjeshtrën, madje edhe nëse është për shaka, si dhe i garantoj një shtëpi në majen e
Xhennetit atij që ka ahlak të mirë (mirësjellje)”.

(shënojnë Ebu Davudi dhe ed-Daija’, Sahihul-xhami’ 1464)

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], ka thene:

“Ajo që do t’i shpiejë njerëzit më së shumti në Xhennet është devotshmëria ose ahlaku i
mirë (mirësjellja), ndërsa ajo që më së shumti do t’i shpiejë në zjarr (Xhehennem) është
gjuha dhe vendi i turpit’. (burimi i sipërtheksuar)

Në ahlakun e mirë (mirësjellje) bëjnë pjesë shumë gjëra, të cilat Aishja [radijall-llahu
anha] i ka theksuar shkurtimisht kur e kishin pyetur lidhur me ahlakun (mirësjelljen) e
Pejgamberit, [sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem]:

“Ahlaku i tij (mirësjellja e tij) ka qenë Kur’ani”.

(Shënojnë Muslimi, Ahmedi dhe të tjerët)

Pejgamberi i All-llahut, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], është shembulli ynë,
të cilin All- llahu i Madhërishëm e lëvdon me fjalët e Tij:

“Vërtet, tije në një shkallë të lartë morali!” (El-Kalem: 4)

%d bloggers like this: