Thursday, December 13, 2018
Home > Uncategorized > NËNA Tregim prekës..!

NËNA Tregim prekës..!

NËNA Tregim prekës..!

Një djalë i ri ishte dashuruar në një femër të bukur. Pas një kohe kishin vendosur të martohen mes veti. Djali ishte djali i hasretit, pra nuk kishte as vëlla as motër, të tërën që e kishte vetëm një nënë. Mirëpo në kontratën e martesës, vajza kishte kushtëzuar që, nëse djali dëshiron jetesën me të, duhet që nënën e tij ta humbë nga shtëpia!
Për çudi si pasojë e dashurisë, apo më mirë të them e çmendurisë djali pranoi kushtin e të dashurës së vet.

Andaj një pasdite kishte vendosur që nënën e tij ta çojë diku në pyll dhe ta lenë të vetmuar që të jetë viktimë e ndonjë egërsire.
E kishte ngarkuar dhe kishte vendosur që ta lë në luginën e quajtur “lugina e ujqve”, sepse aty ishte qendra që ujqit lëviznin më së shumti. E dërgoi atje, e la dhe u kthye. Mirëpo ky akt rrëqethës, sadopak e preku djalin.
Pasi u kthye në shtëpi dhe tani do të kënaqet me të dashurën e vet, iu kujtua nëna e tij në luginën e ujqve.

Vendosi të shkojë dhe të shohë çfarë ka ndodhur me nënën e tij?! U vesh me rroba tjera e mbuloi fytyrën dhe shkoi te nëna me qëllim që ajo të mos e njohë se është biri i saj. Kur arriti, nënën e tij e gjeti duke u lutur, dhe e pyeti. O hallë, çka bënë këtu në këtë vend, çka po lutesh, për kënd po lutesh ??
Gruaja palë iu përgjigj pa e ditur se ai ishte djali i saj: O biri im, djali im për shkak të gruas së tij më nxori nga shtëpi dhe më solli në këtë luginë të rrezikshme për jetën e njerëzve. Ai më la këtu dhe u kthye, por unë nuk jam e qetë, se a ka arritur shëndosh e rehat në shtëpinë e tij, apo ka mund ti ndodhë ndonjë fatkeqësi, andaj po qaj dhe po lutem për të !!!!!!
Këto fjalë e prekën thellë djalin në shpirt dhe tha: Unë e solla nënën ta hanë ujqit, a jo frikohet se mos po më ndodhë ndonjë e keqe mua, andaj shpalosi fytyrën, e mori nënën dhe e ktheu në shtëpi.
(Mesazhi nga kjo ngjarje është i madh të nderuar të rinj dhe të reja, ju mund të mendoni gjithçka për prindërit tuaj, por ta dini se çdo prind për ju mendon ngjashëm sikur kjo nënë për birin e vet)

%d bloggers like this: