Wednesday, November 21, 2018
Home > Këshilla Islame > NAMAZI I NATËS; NË KURAN, SUNET DHE MENDIMET E DISA DIJETARËVE ISLAMË

NAMAZI I NATËS; NË KURAN, SUNET DHE MENDIMET E DISA DIJETARËVE ISLAMË

Namazi i natës falet sikur suneti i sabahut, pra nga 2 rekate dhe jep selam. Nëse dëshiron, ngrihesh dhe shton ashtu nga 2 rekate aq sa ke mundësi. Por më mirë është të falen vetëm 2 rekate, e ato të jenë të gjata me lexim KURANI dhe lutje në ruku e veçmas në sexhde, qoftë edhe shqip. Namazi i natës fillon prej pas jacie e deri në imsak ke kohë. Është namaz vullnetar dhe jo obligim.

Allahu i Madhëruar thotë në Kur’an:

51:17. Ata (të Xhennetit sa ishin në dunja) flinin pak natën, …
39:9. (A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet? Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Po, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.

50:40. Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës edhe pas sexhdes (pas namazit farz).
51:18. Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.
52:49. Edhe gjatë natës adhuroje Atë, si dhe kur yjet nuk duken më.
73:6. E s’ka dyshim se aktiviteti i natës është fuqizues dhe fjalë më e qartë.
76:26. Dhe falu për hir të Tij në një kohë të natës, mandej adhuroje Atë edhe natën më gjatë.

Ebu Hurejre r.a, (Allahu qoftë i kënaqur me të), nga Pejgamberi alejhi selam, transmeton se se ka thënë:

“Nderi i besimtarit është namazi i tij gjatë natës..”

Poashtu:
Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha:

“Zoti jonë i Madhërishëm dhe i Lartësuar çdo natë zbret në qiellin e dynjasë, atëherë kur të mbetet një e treta e fundit të natës dhe thotë: ‘Kush më lutet, t’i përgjigjem! Kush kërkon, që t’i jap! Kush kërkon falje, që t’ia falë!”

[1] Sahihul Buhari nr. 1145

Disa thënie te selefëve rreth namazit të natës!

1. Seid bin Musejjib (Allahu e mëshiroftë) thotë: “Vërtet njeriut që falet gjatë natës Allahu i jep dritë në fytyrë, në saje të cilës e do çdo mysliman. Kështu, kur atë e sheh ai që nuk e ka parë kurrë më herët thotë: “Vërtet, unë e dua këtë njeri!”.

2. Hasen El-Basriut (Allahu e mëshiroftë) iu tha: “Përse ata që falen shumë gjatë natës kanë fytyrat më të bukura?” Ai tha: “Sepse ata u vetmuan (në errësirë) me të Gjithëmëshirshmin, andaj Ai u dha nga drita e Tij.”

3. Zotëria i tabi’inëve, Seid bin Musejjibi (Allahu e mëshiroftë), për pesëdhjetë vite me radhë e fali sabahun me abdes të jacisë; ai po ashtu agjëronte pandërprerë.

4. Shurejh bin Hani (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “Njeriu s’ka humbur ndonjë gjë më të lehtë për të, sesa një sy gjumë (të cilin e braktisë për t’u falur natën).”

5. Thabit El-Bunanij (Allahu e mëshiroftë) tha: “Adhuruesi kurrë nuk quhet adhurues, edhe nëse i ka të gjitha tiparet e mirësisë, përderisa nuk cilësohet me këto dy cilësi: me agjërim dhe me namaz, sepse këto janë nga mishi dhe gjaku i tij!”

6. Tavus bin Kejsan (Allahu e mëshiroftë) thoshte: “A ka njeri që falet gjatë natës me dhjetë ajete dhe kështu në mëngjes të zgjohet me njëqind apo më tepër sevape të shkruara?”

7. Sulejman bin Tarhan (Allahu e mëshiroftë) tha: “Kur ta mësosh syrin të flejë, ai do të mësohet me një gjë të tillë. E kur ta mësosh të rrijë zgjuar, ai do të mësohet me pagjumësinë.”

8. Jezid bin Eban (Allahu e mëshiroftë) tha: “Nëse zgjohem natën dhe pastaj kthehem përsëri në gjumë (pa falur namaz nate), atëherë Allahu kurrë mos më futë gjumë në sytë e mi!”

9. Muhamed bin Munkedir (Allahu e mëshiroftë) tha: “E mundova dhe e detyrova shpirtin tim dyzet vite (në kryerjen e adhurimeve), derisa m’u bë ashtu si desha.”

Ngrihu, mos fle… Allahu të bëftë prej të tillëve!

Përgatiti: NAMAZI

%d bloggers like this: