Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > Mos u mërzit se Zoti është me ne” është një fjalë e bukur dhe e guximshme, të cilën profeti Muhamed a.s e tha teksa fshihej në shpellën Hira bashkë me mikun e tij të ngushtë, Ebu Bekrin

Mos u mërzit se Zoti është me ne” është një fjalë e bukur dhe e guximshme, të cilën profeti Muhamed a.s e tha teksa fshihej në shpellën Hira bashkë me mikun e tij të ngushtë, Ebu Bekrin

“Mos u mërzit se Zoti është me ne” është një fjalë e bukur dhe e guximshme, të cilën profeti Muhamed a.s e tha teksa fshihej në shpellën Hira bashkë me mikun e tij të ngushtë, Ebu Bekrin, të rrethuar nga idhujtarët mekas. Ajo ishte një fjalë e fuqishme, e sinqertë dhe e palëkundur.

“Mos u mërzit se Zoti është me ne” dhe përderisa Zoti është me ne, s’ka asnjë arsye për të mërzitur dhe shqetësuar, s’ka arsye për të pasur frikë dhe për tu stresuar. Qetësohu, ruaje gjakftohtësinë, ji i qëndrueshëm… sepse Zoti është me ne.

Ne nuk thyhemi, nuk mposhtemi, nuk humbasim, nuk shuhemi, nuk demoralizohemi, nuk e humbasim shpresën, sepse Zoti është me ne. Triumfi është aleati ynë, fitorja bashkudhëtari ynë, çlirimi miku ynë dhe shpëtimi fundi ynë. Kjo, sepse Zoti është me ne.

Nëse e gjithë dynjaja na bllokon rrugën, nëse i gjithë njerëzimi na shpall luftë, nëse na vijnë shigjetat nga çdo anë… mos u mërzit dhe mos u shqetëso! Zoti është me ne.

E kush ka zemër më të fortë se ne, kush është më i udhëzuar se ne, kush është më parimor se ne, kush është në rrugë më të drejtë se ne, kush është më i fisëm se ne… e di pse? Sepse Zoti është me ne.
I dobët është armiku ynë, i poshtër kundërshtari, i lig dhe frikacak ai që na lufton, sepse Zoti është me ne.

Nuk kërkojmë kënaqësinë e njerëzve, nuk i kërkojmë ndihmë robit, nuk i lutemi njeriut, nuk i frikësohemi krijesave, sepse Zoti është me ne.
Ne jemi më të fuqishmit, kemi armët më të forta, jemi më të vendosurit, jemi në rrugën më të drejtë, sepse Zoti është me ne.

Ne jemi shumica, të fismit, të lartësuarit, krenarët dhe të mbështeturit nga ndihma hyjnore, sepse Zoti është me ne. O Ebu Bekr! Hiq dorë nga shqetësimi që të ka kapluar, hiq dorë nga frika, largoje stresin dhe fshije demoralizimin, Zoti është me ne.

O Ebu Bekr! Ngrije kokën, qetësohu dhe rehatohu, Zoti është me ne.
O Ebu Bekr, përgëzo për fitoren, prit triumfin dhe kërkoje lirinë, Zoti është me ne.
Nesër, mesazhi ynë do të lartësohet, ftesa jonë do të triumfojë dhe fjala do të na dëgjohet, sepse Zoti është me ne.

Nesër, do e bëjmë gjithë tokën ta dëgjojë thirrjen e mrekullueshme të ezanit, fjalën e Zotit dhe melodinë e Kuranit, sepse Zoti është me ne.

Nesër, do e nxjerrim njerëzimin nga errësira dhe idhujtaria e paganizmi, nesër do i japim asaj lirinë, sepse Zoti është me ne.

Këto ishin fjalët që profeti Muhamed a.s i tha Ebu Bekrit në shpellën Theur, ndërkohë që idhujtarët mekas i kishin rrethuar nga të katër anët, kurse vdekja i priste krahëhapur.

Atyre u ishin mbyllur të gjitha dyert, përveç njërës, u ishin prerë të gjithë litarët e shpëtimit, përveç njërit, i kishin braktisur të gjithë, përveç Njërit. Me ta ishte Ai që është i Vetëm dhe pa rival, Ai që nuk ia ka nevojën askujt, ndërkohë që të gjithë i përgjërohen për tu plotësuar nevojat. Në kushte dhe rrethana të tilla, profeti Muhamed a.s thoshte:”Mos u mërzit, Zoti është me ne!”

Mos u mërzit se Zoti është me ne! Po, me ne është Ai që nuk thyhet kurrë, forca që nuk shuhet asnjëherë, krenaria që nuk shkelet sa të jetë jeta. E përderisa Zoti është me ne, për çfarë duhet të kesh frikë dhe kujt duhet ti tutesh? Ai është i Plotfuqishmi, kurse krijesat e Tij janë të brishta dhe të dobëta.

Përderisa Zoti është me ne, mos u demoralizo nga numri i vogël, pasuria e paktë, zhgënjimi i miqve. Zoti është me ne dhe mjafton. Ai është me ne duke na mbrojtur, duke u kujdesur, duke na fuqizuar dhe mbështetur. Fjala më shpresëdhënëse në kohë të vështira dhe fjala më e bukur në halle e telashe është: Mos u mërzit se Zoti është me ne!

Sekreti i kësaj fjale qëndron në domethënien e saj, në momentet kur të kujtosh dhe ndjesh prezencën e Zotit i cili ka në dorë gjithçka, i cili mbikëqyr dhe vëzhgon çdo gjë, i cili ka në dorë furnizimin e të gjithë krijesave. Kjo fjalë, në kohën dhe situatën plot panik ku është thënë, ka një shije krejt të ndryshme.

Ajo doli nga goja dhe zemra e Profetit a.s, ndërkohë që ai dhe miku i tij Ebu Bekri, ishin fshehur në shpellë, armiqtë i kishin rrethuar nga të katër anët dhe kishin nxjerrë shpatat për të bërë kurban krijesën më fisnike, shpirtin më të dëlirë dhe zemrën me të pastër. Si mund të reagohet në një situatë të tillë?

Zgjidhja e vetme në këtë situatë, është duke e çuar dosjen e kësaj situate të rënduar tek Ai që gjendet mbi Arshin sublim, për të marrë verdiktin përfundimtar. Ndërkohë që Ebu Bekri ishte frikësuar, Profeti a.s i dërgon një mesazh qetësues, të shoqëruar me një buzëqeshje të ngrohtë:”Mos u mërzit se Zoti është me ne!”

Në ato çaste, mërzia dhe shqetësimi u shndërruan në gëzim dhe hare, frika në qetësi dhe humbja në fitore.

Mos u mërzit se Zoti është me ne!
Është një fjalë që i lipset myslimanit kur rrethohet nga hallet, stresi dhe telashet. Thuaji zemrës tënde:”Mos u mërzit se Zoti është me ne!” sa herë që të mbulojnë borxhet, të rëndon varfëria dhe të thumbon mos pasja.

Thuaji zemrës tënde “Mos u mërzit se Zoti është me ne” se herë që të tronditin ngjarjet, të kaplojnë fatkeqësitë dhe srovat.

Buzëqesh dhe mos u mërzit se Zoti është me ne!

%d bloggers like this: