Monday, August 20, 2018
Home > Këshilla Islame > MOS U MËRZIT, ALLAHU ËSHTË ME TY (1)

MOS U MËRZIT, ALLAHU ËSHTË ME TY (1)

1. Ilaçi më i mirë për qetësimin e dhembjeve: “Prandaj, përgëzoji të duruarit”. Bekare 155.

2. Nuk e qetëson zemrën e lodhur asgjë më shumë se dëgjimi i fjalëve të Allahut: “Ti nuk e di se pas kësaj Allahu mund të sjellë ndonjë rrethanë tjetër”. Talak 1.

3. Nëse të ngushtohen çështjet dije se lehtësimi është shumë afër!

4. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kujt i janë shtuar brengat dhe mërzitë, le të shton fjalën: La haule ve la kuv-vete il-la bil-lah (Nuk ka ndryshim e as forcë pa ndihmën e Allahut).

5. Gjatë kohës kur ndjen dhembje ji i bindur në mëshirën e Allahut.

6. Nëpërmjet fatkeqësive dhe belave njerëzve të mirë u ngritën pozitat dhe u shtohen shpërblimet.

7. Dyert e qiejve janë të gjëra dhe çelësi i tyre është duaja!!

8. Përmendja e Allahut, e kënaq të Gjithëmëshirshmin, dhe njeriun e bën të lumtur, dhe i largon brengat, dhe e mbush Peshoren!!

9. Të larguarit nga Allahu është vdekje për zemrën!

10. Mos u mërzit për dynjanë dhe çfarë ka në të, të gjithë ne jemi mysafir në tokën e saj!!

11. Besimtari është si gjethi i gjelbër, nuk bie sado që ta godasin stuhitë e forta!!

12. Nëse namazi nuk është i pari nga prioritetet, atëherë sa jetë e keqe që është ajo!

13. Nëse largohesh nga namazi, dije se rehatia dhe bereqeti, vetëm se janë larguar nga jeta jote!!

14. Zemrat që janë larg Allahut nuk rehatohen!!

15. Kur ballafaqohesh me ndonjë bela, rikujtoji tri; se ajo është e përkohshme, dhe se ajo është përcaktim i Allahut, dhe se ajo do të dhuron shpërblime nëse bën sabër!!

16. Gjërat e bukura; gjithmonë fshihen pas vështirësive me qëllim që Allahu ta befason durimin tonë me dhuntitë e Tij të shumta!

17. Zoti im! Bëje fillimin e ditës sime mirësi, dhe mesin e saj sukses, dhe fundin e saj shpëtim. Dhe kërkoj mbrojtje tek Ti, nga dita që fillimi i saj është frikë, dhe mesi i saj demoralizim, dhe fundi i saj dhimbje!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: