Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA!

MOS FUT URREJTJE ME PYETJET E TUA!

1. E pyeti njëra nga gratë shoqen e saj kur e lindi fëmijën: Çfarë të dhuroi burri me lindjen e fëmijës?!

I tha: Nuk më dhuroi gjë!

Sa është kjo logjike? Ti a nuk ke vlerë te burri yt? – ia kthehu ajo grua.

Me ato fjalë ajo e hodhi një bombë dhe u largua!

Burri i saj u kthye nga puna në mesditë dhe e gjeti gruan të zemëruar dhe u zënë mes vete dhe u fjalosën derisa erdhi çështja tek divorci!

Prej nga erdhi problemi??! – Nga ajo fjalë që e tha ajo grua!!

—————————————-

2. E pyeti njëri shokun dhe i tha: E si po jetoni në këtë shtëpi, po çuditem me ju?! A është e mjaftueshme dhe e gjerë për ju?!

Kjo shtëpi për ne është e mjaftueshme dhe e gjerë, dhe ty kjo çështje nuk të intereson- ia ktheu shoku.

Ky njeri do që të fus përçarje në shtëpi dhe t’i nxit anëtarët e saj të zihen mes vete. Kjo është e ligë.

—————————————-

3. U takua me një djalosh të ri dhe të mrekullueshëm dhe i tha: Ku punon?!

Në shitoren e filanit – ia ktheu.

E sa të paguan?!

Më paguan kaq (dhe e përmendi shumën).

Vetëm aq – ia kthen njeriu i habitur!! Ti si jeton me ato të holla?! Pronari i shitores e meriton mundin tënd dhe djersën tënde!

Djaloshi filloi ta urrejë punën dhe shkoi të kërkojë nga pronari rritjen e rrogës u refuzua dhe e braktisi punën!

Ishte shumë mirë duke punuar kurse tani mbeti pa punë!

—————————————-

4. E vërejti prindin se ishte i qetë dhe i lumtur dhe i tha: Pse nuk po të viziton i biri shpesh?!

Ka obligime brenda ditës dhe punon shumë – ia ktheu prindi!

E si po beson se nuk po ka kohë për ty që të vizitojë?!

Kjo fjali e ndryshoi zemrën e prindit, filloi të ndjejë urrejtje pasi që zemra e tij ndjente lumturi dhe kënaqësi!!

—————————————-

– Ne shpesh në përditshmërinë tonë i parashtrojmë disa pyetje (Pse nuk e ke blerë këtë?! Pse nuk e posedon këtë?! Si po e duron këtë person?! E si po e lejon një gjë të tillë?! etj.) dhe fare nuk mendojmë se si do të ndikojë ajo pyetje tek tjetri dhe si do ta kuptojë ai dhe nuk e dimë se çfarë përçojnë këtë pyetje në shpirtin e atij që i dëgjon!!

Ndoshta qëllimi ynë nuk është i keq apo atë e bëjmë nga padituria, mirëpo ajo më vonë sjell sebep që të shkatërrohen jetë dhe familje dhe pasuri e shumë gjëra të tjera. Prandaj ke kujdes, mos fut urrejtje në zemrat e njerëzve me pyetjet e tua!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: