Tuesday, November 20, 2018
Home > Hadithe > “Mjerë për thembrat nga zjarri.”

“Mjerë për thembrat nga zjarri.”

#Buhariu#Dituria#60

Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎ dy) ka thënë: Në një prej rrugëtimeve tona, Pejgamberi ﷺ kishte mbetur mbrapa nesh. Kur na arriti, namazit të ikindisë gati sa nuk i kishte kaluar koha (e rregullt), andaj ne po shpejtonim të merrnim abdes, dhe nga ngutia, vetëm i jepnim mes’h këmbëve (të zbathura). Atëherë Pejgamberi ﷺ thirri me zë të lartë dy apo tri herë: “Mjerë për thembrat nga zjarri.”

%d bloggers like this: