Wednesday, November 14, 2018
Home > Uncategorized > Mësoni lutjen që do t’ju ruaj nga çdo e keqe

Mësoni lutjen që do t’ju ruaj nga çdo e keqe

Njëri nga mësuesit e mi bashkë me shokët e tij u lexonin Kuran disa personave që ishin të fiksuar me xhinët.

Më Dëshirën e Zotit, njerëzit që u bënin rukje u shëruan. Shejhu papritmas dëgjoi një zë, si goditje e kamxhikut, ndërsa personi që u shërua kërceu disa hapa përpara.

Shejhu menjëherë shkoi tek ai dhe vërejti shenjën e goditjes në shpinën e tij. Duke pasur parasysh se shejhu kishte kaluar me personin një kohë të gjatë ai ishte i sigurt se shenja ndodhi pas asaj goditje dhe se xhini ishte nervozuar dhe e kishte goditur. Pasi që shejhu përsëri i kishte lexuar Kuran, xhini kishte folur dhe tregoi se e kishte goditur. Kur e pyeti pse e kishte e goditur, xhini iu përgjigj me një zë të çuditshëm që shihej se ishte i zemëruar me atë njeri.

Pastaj shejhu e pyeti pse nuk e sulmoi atë, mirëpo xhini tha se nuk kishte mundësi për shkak se gjatë ditës keni lexuar lutjen e mbrojtjes, andaj nuk ka mundur të afrohet.

Po vallë, cila ishte ajo lutje? Kam pasur mundësi të takohem me shejhun dhe e kam pyetur për lutjen në fjalë. Ai ma tregoi lutjen e mbrojtjes: I Dërguari i Allahut s.a.v.s na ka mësuar lutjet nëpërmjet të cilave do të fitojmë mbështetjen e Allahut. Në një hadith të vërtetë transmetohet kjo lutje:

“Bismilahiledhii la jedurru mea‘ismihi shej’un fil erdi ve la fis-semai ve huves- semi‘ul-‘alim – Me emrin e Allahut që pa emrin e tij nuk mund të dëmtohet askush në tokë e në qiell dhe Ai dëgjon dhe di gjithcka”.

Përktheu: Islampress

%d bloggers like this: