Tuesday, November 20, 2018
Home > Uncategorized > Meleket qe rregullojne ceshtjet e botes qiellore dhe ate tokesore.

Meleket qe rregullojne ceshtjet e botes qiellore dhe ate tokesore.

Autor Ibn Kajim el Xheuzije

Ata jane ngarkuar me urdher te Allahut te Madheruar qe te rregullojne ceshtjet ne boten qiellore dhe ate tokesore. Ne Kuran thuhet:

“Pasha ata (engjejt) qe rregullojne cdo ceshtje!” (Naziat: 5);

“Per ata (engjejt) qe bejne ndarjen e ceshtjeve” (Dharijat: 4);

“Pasha ererat qe fryejne panderprere, qe jane shume te stuhishme e shkaktojne furtune. Pasha engjejt qe iu eshte besuar shperndarja e reve dhe qe i shperndajne. Dhe qe ndajne qarte (te verteten nga e paverteta). Dhe ata qe sjellin Shpallje (libra te Zotit te pejgamberet)” (Murselat: 1-5);

“Pasha ata (engjej) qe marrin shpirtrat me force! Dhe ata qe marrin shpirtra me lehtesim! Dhe ata qe notojne me shpejtesi! Dhe nxitesit te cilet me shpejtesi ne vendin e vet i cojne! Pasha ata qe rregullojne cdo feshtje!” (Naziat: 1-5).

Allahu i Madheruar ka ngarkuar engjej qe te levizin trupat qiellore, henen dhe diellin. Po ashtu Ai ka ngarkuar engjej qe te levizin ererat me urdhrin e Tij. Keta engjej jane rojtaret e ererave, pra i ruajne ato te mos permbysin gjithcka. Allahu i Madheruar ka thene:

“Ndersa Adi eshte shkaterruar me nje ere te forte, te pakufishme” (Hakka: 6).

Disa nga muslimanet e pare kane thene se era ishte aq e forte, sa edhe rojet e saj nuk munden ta permbanin. Keshtu shkruan Buhariu ne Sahih-un e tij.Edhe per shiun jane ngarkuar engjej. Edhe per rete jane ngarkuar engjej qe i levizin ato aty ku ka urdheruar Allahu.

Ne nje hadith te vertete, Profeti (alejhis-salatu ues-selam) ka thene: “Ndersa ishte duke qendruar ne mes te nje toke te shkrete, nje burre degjoi nje ze qe vinte nga nje re dhe qe thoshte: “Ujit kopshtin e filanit!” Burri e ndoqi rene gjersa ajo mberriti mbi nje kopsht, ku leshoi ujin e saj. Ai pa se ne kopsht ndodhej nje njeri qe shperndante ujin me lopate dhe e pyeti: “Si te quajne?” Personi i tregoi emrin, i cili ishte ai qe burri kishte degjuar te peshperitej te reja. Ai e pyeti serish: “Cfare ben te kopshti yt?” Personi iu pergjigj: “Pres prodhimin e tij dhe pastaj e ndaj ne tri pjese te barabarta. Nje pjese e jap sadaka, nje pjesee ruaj per familjen time dhe nje pjese e kthej serish ne kopsht.”Ahmedi ne musnedin e tij.

Allahu i Lartmadheruar ka ngarkuar engjej per malet, sic vertetohet ne historine ku Profetit (alejhis-salatu ues-selam) i erdhi engjelli i maleve, e pershendeti dhe i kerkoi leje qe te shkaterronte popullin e tij, nese Profeti (alejhis-salatu ues-selam) deshironte. Por Profeti (alejhis-salatu ues-selam) i tha atij: “Jo, po i le ata, se ndoshta Allahu nxjerr prej pasardhesve te tyre ndonje qe do ta adhuroje Ate e nuk do t’i beje Atij ortak ne adhurim”.Buhari.

Per detyrat ai ka ngarkuar engjej qe i mbushin dhe qe i ndalojne ata te dalin e te permbysin token. Ai ka ngarkuar nje engjell per mitren, i cili thote: “O Zot, nje pike? O Zot, nje cope gjaku e ngjizur? O Zot, nje cope mishi si e pertypur? O Zot, a eshte mashkull apo femer? Cili eshte risku i tij? Sa eshte jetegjatesia e tij? A eshte i lumtur apo i mjere?” Cdo njeriu ne kete bote Allahu i ka vene pas kater engjej: dy mbrojtes: nje ne te djathte e nje ne te majte qe shkruajne punet e tij, dhe se paku nje perpara e nje mbrapa, qe e ruajne me lejen e Allahut.

Ai ka ngarkuar engjej per te shenuar veprat e mira dhe te keqija te njerezve. Per vdekjen jane ngarkuar engjej: engjej qe pyesin te vdekurit, engjej ne varre, engjejt e meshires dhe engjejt e denimit. Per besimtarin jane ngarkuar engjej qe i japin atij vendosmeri dhe qe e nxisin per te bere vepra te mira. Per Zjarrin e Xhehenemit jane ngarkuar engjej qe e ndertojne dhe e ndezin ate, qe pergatisin zinxhiret dhe prangat e tij dhe qe merren me rregullimin e geshtjeve te tij. Per Xhenetin jane ngarkuar engjej qe e ndertojne dhe e pergatisin ate, qe punojne karriget, shtreterit, enet, jasteket dhe shtrojet e tij. Pra ceshtjet e botes qiellore dhe tokesore, te Xhenetit dhe te Xhehenemit rregullohen prej engjejve, me lejen dhe urdhrin e Allahut, i shenjteruar dhe i lartesuar qofte. Ai ka thene:

“Ata (engjejt) nuk flasin para Tij dhe veprojne me urdhrin e Tij” (Enbija: 27);

“Ata (engjejt) nuk e kundershtojne Allahun per asgje qe Ai i urdheron dhe bejne ate per te cilen jane urdheruar”. Ketu Allahu na ben te ditur se engjejt nuk ia kundershtojne asnjehere urdhrat Atij dhe se jane ne gjendje t’i zbatojne keto urdhra. Pra ata nuk jane te pamundur dhe nuk e kundershtojne Allahun, ndryshe nga ai qe nuk e zbaton urdhrin nga pamundesia e qe, ne fakt, nuk konsiderohet se e ka kundershtuar Allahun. Per keto arsye, besimi per engjejt eshte nje nga pese shtyllat e imanit, pa te cilat ai nuk plotesohet e te cilat jane: besimi ne Allahun, engjejt, librat dhe profetet e Tij, si dhe besimi ne Diten e Fundit.

Pas ketij sqarimi, dalim ne perfundimin se gdo levizje ne bote e ka zanafillen tek engjejt. Levizjet e tyre jane te gjitha bindje ndaj Allahut te Madheruar dhe vullnetit te Tij. Pra e gjithe ceshtja i kthehet permbushjes se asaj qe Allahu deshiron te behet ne fe dhe ne universin fizik (kadran). Meleket (engjejt) jane ata qe zbatojne urdhrat e Allahut, prandaj u quajten te tille. Fjala melek ne arabisht vjen nga fjala uluuka , qe do te thote dergim. Pra engjejt jane te derguar te Allahut per te zbatuar urdhrat e Tij.

Xhamiambret.com

%d bloggers like this: