Tuesday, November 20, 2018
Home > Kuriozitete > MËKATI I KAMATËS, SA PËRFUNDIM I KEQ!

MËKATI I KAMATËS, SA PËRFUNDIM I KEQ!

Dijetari dhe hoxha i mirënjohur, Muhamed Hasani, përmend dhe thotë:

Më erdhi një nxënës në qytetin Mensura të Egjiptit dhe u betua në Allahun që të lutem për prindin e tij që kishte ndërruar jetë në të njëjtën ditë. Pastaj filloi të qajë dhe të më njoftojë se përfundimi i prindit të vet nuk kishte qenë aspak i mirë, por i tmerrshëm.

Si vdiq prindi yt?, i thashë.

Prindi im asnjëherë nuk ankohej nga ndonjë sëmundje, ishte i fuqishëm dhe me shëndet të mirë, ia ktheu ai. Sot ishim duke drekuar së bashku dhe, papritmas, prindi ndjeu dhembje barku, gjë që e detyroi ta villte ushqimin e tij. Shpejtoi deri në tualet, e uli kokën dhe filloi të vjellë derisa u lodh nga qëndrimi i gjatë, mirëpo, edhe pse volli një kohë të gjatë, përsëri kishte nevojë për të vjellë. U ul në gjunjë para tualetit, e vendosi fytyrën në të dhe vazhdoi ta nxjerrë ushqimi nga goja, derisa nga goja e tij doli një zë shumë i fortë dhe u zhduk papritmas. Më pas, u futëm në banjë, fytyra e tij qe futur në tualet, kurse ai kishte ndërruar jetë!

Unë i thashë:

Allahu na ruajttë! I doli shpirti në tualet?!

Vëllai im, më trego se çfarë ka vepruar prindi yt!

Nuk ka falur namaz asnjëherë, më tha.

Unë nuk pakësoj asgjë nga çështja e namazit dhe vlera e tij, mirëpo shko pyete nënën tënde se çfarë ka vepruar prindi yt. Për hir të Allahut, shko pyete nënën tënde, i thashë unë.

Nxënësi u kthye në shtëpi dhe e kishte pyetur nënën e vet, kurse ajo duke qarë i kishte thënë birit të vet:

O biri im, babai yt punonte me kamatë.

Kur mi tregoi fjalët e nënës së vet, i thashë:

Ah, po, kjo është! Hante haram. I hante të hollat e njerëzve me të kotë, prandaj ka përjetuar një përfundim të tillë.

Allahu i Madhëruar thotë: Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet, sepse ata thonë se tregtia është njëlloj si kamataria. Porse Allahu e ka lejuar tregtinë, kurse kamatarinë e ka ndaluar.” (El-Bekare: 275)

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

%d bloggers like this: