Wednesday, November 21, 2018
Home > Uncategorized > Mandarina, super e dobishme për trupin!

Mandarina, super e dobishme për trupin!

Mandarina, super e dobishme për trupin!

Sezoni i mandarinave është në kulmin e vet, mund të blihen me çmime të shkëlqyeshme edhe në tregje dhe dyqane, dhe pikërisht këtë ua propozojmë, shfrytëzoni dobitë e kësaj lloj agrumeje përderisa tani gjendet me shumicë.

Kanë arritur ditët e para të ftohta, organizmi ka nevojë për sa më shumë vitaminë C, ndërsa mandarina është dy herë më e pasur se portokalli me këtë përbërës të cmuar. Përveç kësaj, në 100 gramë mandarina ka vetëm 34 kalori, acide folike, kalium, hekur, magnez, vitamina B1, B2 dhe B3, si edhe fibra për tretje të balancuar.Me dekompozimin e beta karotenit krijohet edhe vitamina A, e rëndësishme për lëkurë të bukur dhe shikim të mirë, dhe pasi që njëkohësisht janë edhe diuretik.

E plus që, me mandarina mund të luftojmë edhe kundër celulitit. Lëvorja e mandarinës përmban materie jashtëzakonisht të rëndësishme, nobiletinë, pigmenti i cili është dhjetë herë më i fortë në mandarinë se në rrush.

Nobiletina mbron nga trashja, sulmi në zemër e tru dhe si dhe diabeti. Përveç kësaj, testimet kanë treguar që nobiletina mbron edhe nga arteroskleroza, ndërsa fuqi të njëjtë ka edhe flavonoidi naringeninë, i cili mbron nga trashja dhe sindroma metabolike.

Pra, gjithsesi bëni mirë të konsumoni mandarina të freskëta, të shijshme dhe jashtëzakonisht të shëndetshme.

%d bloggers like this: