Saturday, November 17, 2018
Home > Këshilla Islame > Lutje e këtij personi pranohet nga Zoti

Lutje e këtij personi pranohet nga Zoti

Duaja e atij që e do dhe e ka mëshiruar Allahu:

Nga Ebu Hurejra r.a, transmetohet se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë:

Allahu i Lartësuar ka thënë: “Do t’i shpall luftë atij që tregon armiqësi ndaj robit Tim! Robi Im nuk më afrohet në mënyrë tjetër, përveç duke i kryer farzet (obligimet e domosdoshme). Ai vazhdon të më afrohet edhe më tepër me anë të veprave vullnetare, që e shton edhe më tepër dashurinë Time ndaj tij, e kështu Unë filloj ta dua atë, e kur e dua, atëherë bëhem veshi me të cilin dëgjon, syri me të cilin sheh, dora me të cilën bie, dhe këmba e tij me të cilën ecë. Nëse ky rob kërkon diçka prej meje, Unë me siguri do t’ia jap, nëse kërkon strehimin Tim, vërtet Unë do ta strehoj atë.” (Shënon Buhariu).

%d bloggers like this: