Tuesday, December 11, 2018
Home > Këshilla Islame > Lexone një histori të shkurter për këtë djalosh dhe plaken,Allahu e mëshiroftë (prekëse)

Lexone një histori të shkurter për këtë djalosh dhe plaken,Allahu e mëshiroftë (prekëse)

Ky djalosh është nga qytetit Ajdabia ne Libi. Emri i tij është Faraxh Al Arabi. Çdo muaj një plakë e vizitonte në barnatoren ku ai punonte. Ajo merrte barnat dhe gjithmonë i paguante tek ky djalosh i urtë, i buzëqeshur e plot edukatë, çmimi i barnave i kushtonte plakes 20 dinarë. Plaka saherë që e takonte atë e pershendeste me shumë ngrohtësi. Pastaj ndodhi një tragjedi, djaloshi vritet nga një pritë banditësh. Plaka pas një muaji kthehet prap në barnatore dhe i merr porositë e zakonshme. kur i jep shitësit 20 dinarë, ai i thotë se çmimi i barnave është 200 dinarë, dhe se duhet edhe 180 tjerë. Ajo i thotë që të njejtat barna për 3 vite rresht i merr me 20 dinar prej atij djaloshit tjetêr, ku është ai sot? Ai ka vdekur oj loke, Zoti e mëshiroftë. Kur i kontrolluan faturat, e panë se djaloshi kishte paguar për 3 vite me radhë nga 180 dinarë në muaj për barnat e kësaj plake. Pronari i barnatorës ka vëndosur që kësaj plake ti ipën barnat me çmimin 20 dinarë, që pjesa tjetër prej 180 dinarë të jetë sadaka për shpirtin e djaloshit bujar.

Zoti i Madhnushem e mëshiroftë dhe na mundësoftë edhe neve që të veprojmë punë të mira e të vazhdueshme. Përkthim.

%d bloggers like this: