Wednesday, November 14, 2018
Home > Lajme > Lajm i dhimbshëm! Vdiq Florenci 23 vjeçar, babi ‘kukatë’ në spital – Vaj e britma mbi trupin e tij!

Lajm i dhimbshëm! Vdiq Florenci 23 vjeçar, babi ‘kukatë’ në spital – Vaj e britma mbi trupin e tij!

Ka ndërruar jetë 23-vjeçari nga Shkodra, Florenc Beqiraj, i cili u masakrua para disa ditësh në një burg në Marsejë.I riu mbahej në jetë përmes aparaturave, ndërsa ditën e sotme mësohet se ai ka pushuar së jetuari. Florenci, ishte arrestuar nga autoritetet vendase në Marsejë në mungesë të dokumentacionit për leje qëndrim.

Familjarët dyshojnë se djalin e vetëm të tyre kanë tentuar ta mbysin me litar, ndërsa autoritetet përgjegjëse ende i qëndrojnë versionit se i riu ka tentuar të vetëvritet duke u varur në litar.“Gazeta Express” ditën e djeshme realizoi një intervistë ekskluzive me motrën e Florencit, Florencën, e cila aktualisht jeton në Mal të Zi për të mësuar më tepër rreth informacioneve që ata kanë marrë në rrugë zyrtare, por dhe miq të vëllait të saj.“Ja kanë bërë në burg djalit. Asnjë njeri normal nuk mund t’ja bëjë vetes atë. Djali ka shenja në dorë në krah, dhe i lidhur në fyt, njeriu nuk mund me tentu vetëvrasjen në atë mënyrë. Ai është trup i nxehtë nuk është i vdekur, ata nuk ja japin mjekimin e duhur. Ata duan të mbyllin punët e veta. Unë e njoh shumë mirë ai s’ka qenë problematik ka shkuar për bukën e gojës”, -tha motra e 23-vjeçarit nga Shkodra një ditë më parë.Ndërsa, dje në spital shkoi edhe i ati i Florencit, ku hodhi dyshime se e vërteta e ngjarjes po fshihej nga policia dhe mjekët.

%d bloggers like this: