Wednesday, November 14, 2018
Home > Këshilla Islame > Kush është njeriu që u bë shkaktar që Islamin ta pranojnë mbi 100.000 ..njerëz?

Kush është njeriu që u bë shkaktar që Islamin ta pranojnë mbi 100.000 ..njerëz?

Kush është njeriu që u bë shkaktar që Islamin ta pranojnë mbi 100.000 njerëz??

70-vjeçari, Shejh Din Muhammed, nga kalimi i tij në Islam më 1989, deri në ditët e stome është shkak (sebeb) që 108.000 njerëz ta pranojnë Islamin si fe të veten!

Sot ai është udhëheqës i medresesë Aisha Ta’alimu-l-Kur’an – institut që merret me thirrjen e njerëzve në Islam, dhe njëkohësisht imam në mesxhidin “Allah Wali” në qytetin e Matlit në Pakistan…

Në bisedën e tij me: ”The Express Tribune”, me fjalë dhe gjestikulacione mundohet të lë mbresë për nëntë hektarë tokë të donuar, ku konvertitët kanë rastin të qëndrojnë pas pranimit të Islamit. Në pyetjen rreth kalimit masovik në Islam, përgjigjet: “Dëshira ime e vërtetë është që e gjithë bota të pranojë Islamin!”

Rruga jetësore nga hinduizmi në da’i (thirrës) në rrugë të All-llahut

Ky da’i gjithësesi meriton që nga jeta e tij të mësojmë diç më tepër. Para se ta pranojë Islamin, ai ishte Hindus me emrin Jhangli dhe ishte ekspert rreth krishterimit.

Fjalën e fillon me: “Gjithmonë e kam dashur Islamin”. “Lexova Kur’anin dhe kuptova që 360 zotat aspak nuk kanë vlerë.”

Rrugën e tij drejtë Islamit e filloi me leximin në fshehtësi të Kur’anit që në moshën rinore. Mandej filloi të agjërojë dhe nga padija Ramazanin e parë e ka agjëruar para kohës së vete. Nëna e tij është mërzitur shumë kur dëgjoi që djali i saj shpreh dashuri ndaj një feje tjetër. Mendoi se djali do të heq dorë nëse e marton me një Hinduse. Dhe ashtu Din Muhammedi u martua që në moshën 15 vjeçare, së shpejti u lindi edhe fëmija i parë. Sot ai ka 12 fëmijë, 4 vajza dhe 8 djem.

Mirëpo edhe krahas presioneve të mëdha dhe bindjeve nga familja, dëshira e tij rreth Islamit akoma më tepër rritej. Pati sukses dhe gjeti mësuesin, Sain Muhammed Jagsin, i cili ia mësoi Kur’anin dhe hadithin e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ue sel-lem. Mbështetjen e gjeti tek daja i tij i cili gjithashtu dëshironte të bëhej musliman. Së fundmi, edhe krahas kundërshtimit të madh, hakmarrjeve të hapta, Din Muhammedi, vendosi që ta shpall haptazi kalimin e tij në Islam.

Thirrja drejtë All-llahut si mision jetësor

Që nga fillimi, qëllim kryesor e kishte thirrjen në fenë e All-llahut. Filloi me familjen e vete, duke i thirrur ata, dhe mandej pasoi misioni i tij në fqinjësi dhe tek të afërmit. Dukshëm i ndihmoi fakti se kishte mjaftë miq në mesin e të pasurve dhe njerëzve me ndikim në shoqëri. Gjenerali i pensionuar ushtarak, Sikandar Hayat, pronari i fabrikës së sheqerit, i ka ofruar shumë të madhe t’hollash, të cilat ai refuzoi. Por nga Sikandari kërkoi që tu sigurojë punë atyre që kalojnë në Islam, gjë që ky pranoi.

Sot Din Muhammedi është i njohur tek njerëzit e feve dhe drejtimeve të ndryshme dhe nga vise shumë të largëta sikur Baloçistani që ta pranojnë Islamin. Në mahallën e tij u ndërtua një mexshid i vogël, si dhe një hapësirë në të cilën fëmijët (kryesisht femra) – mësonin namazin dhe leximin e Kur’anit.

Shejhu e ka parasysh dhe është i vetëdijshëm për rëndësinë dhe sfidat me të cilat mund të balafaqohen muslimanët e rinj në fillim. Një muaj e gjysmë në fillim u kalon vetëm në adaptimin e jetës së re.

“Në fillim nga ata kërkoj të falin vetëm namazet farze” thotë Din Muhammed. I vetëdijshëm se, në rast të ngarkimit me të gjithë farzet, sunnetet, largimin nga e ndaluara dhe kryerjen e obligimeve, “ata do të iknin nga unë”, thotë ai, duke potencuar rëndësinë e thirrjes graduale.

Rreth metodave të tjera, nuk fliste me ëndje për mediat. Vetëm se në fund shtoi: “Njerëzve u them që edhe unë kam qenë Hindus dhe se unë do të mbaroja në zjarr nëse nuk do të pranoja Islamin!”

Vetë kalimi në Islam, me vete tërheq dhe rrezikun nga maltretimi fizik i konvertitëve. Me qëllim që t’i mbrojë nga Hindusët me ndikim nga viset e tjera, Shejhu i dërgon në Hub Chouk, pas deklarimi të shehadetit. Po të mos veproja kështu, familjarët e tyre do t’i rrihnin deri në vdekje!”, sqaron Din Muhammedi. Dhe shton që këtë leksion e ka shijuar në lëkurën e vete. Thekson që atë dhe një nuse i kanë kidnapuar hindusët e pasur të cilët iu hakmorën me vdekje nëse nuk ndërpret thirrjen në Islam. “Ata nuk dëshirojnë që hindusët e varfër t’u kundërshtohen pas kalimit në islam”, shton Shejhu.

Edhe krahas numrit të evidentuar rreth 108.000 njerëz që kanë kaluar në Islam, ky da’i (thirrës) vlerëson se punës së tij akoma nuk i ka erdh fundi. Ai dëshiron që gjithë njerëzit të bëhen musliman dhe ndjekin shembuillin e tij.

Ky është ai njeri..

Allahu në Xhenet na takofte

%d bloggers like this: