Saturday, November 17, 2018
Home > Hadithe > Kur do të ndodhë Kijameti?

Kur do të ndodhë Kijameti?

Buhariu#Dituria#59

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të‎‎) ka thënë: Derisa Pejgamberi ﷺ ishte në një tubim duke u folur njerëzve, i erdhi një beduin dhe i tha: Kur do të ndodhë Kijameti? Pejgamberi ﷺ vazhdoi fjalimin e tij (pa dhënë përgjigje). Disa thanë se e kishte dëgjuar pyetjen por nuk i kishte pëlqyer, kurse të tjerë thanë se nuk e kishte dëgjuar fare. Pasi Pejgamberi ﷺ e përfundoi fjalimin e tij, tha: “Ku është ai që pyeti rreth Kijametit?”

Ja ku jam o i Dërguari i Allahut, – tha ai.

“Kijameti do të ndodhë atëherë kur të humbet amaneti”,

– tha Pejgamberi ﷺ.

E si humbet amaneti? – pyeti ai.

Pejgamberi ﷺ tha: “Kur t’u besohen punët atyre që nuk janë kompetentë, atëherë priteni Kijametin.”

%d bloggers like this: