Wednesday, November 21, 2018
Home > Këshilla Islame > Kujt i takon viti i ri ?

Kujt i takon viti i ri ?

Pyete vetën kujt i takon kjo festë?

Sigurisht se do të përgjigjesh festë e pa besimtarëve.

Pyete vetën çfarë përmban kjo festë në vete?

Festimin e lindjes së Isait aljehi selam si zot apo si djalë i Zotit ….

Thotë Pejgamberi salallahu alejhi ve selam : “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre.”

Pyete veten çfarë simbole ka kjo festë dhe me çka ndërlidhet ?

Simbolet e saj janë bredhi , kryqi , ylli i çifutëve.

Pyete veten me çka shoqërohet kjo festë?

Muzikë , alkool, amoralitet dhe shumë degjenerime tjera.

Pyete veten kush janë ata që e festojnë ?

Krejt të tjerët e festojnë përveç muslimanët e vërtet jo.

Pyete veten sa harxhime bëhen ne ketë ditë, e sa të varfër vdesin rrugës?

Nuk mund të përcaktosh koston e harxhimeve, aq sa e madhe që del,

Pyete veten sa njerëz dëmtohen ne këtë natë?

Përgjigjja është shumë .

Pyete veten sa njerëz vdesin nga shkaku I kësaj feste ,ku viktimë mund te jesh dhe ti?

Një numër i madh.

Ndoshta asnjëra prej pyetjeve të parashtruara nuk të ndali nga festimi i kësaj feste, por besoj se pyetja e radhës të bën të mendosh.

Pyete vetën a më lejohet të festoj dhe të ia uroj te tjerëve këtë festë ?

Dijetarët islam janë të gjithë te një mendimi dhe të pajtuar se festimi dhe urimi i kësaj feste është haram dhe e ve në pikëpyetje besimin e tij .

Po ju përkujtoj me disa hadithe:

“Do t’i pasoni traditat e popujve që kanë qenë para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, madje edhe nëse hynë në vrimën e hardhucës do t’i pasonit”. (Buhariu, Muslimi)

Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Kush i përngjan një populli ai është prej tyre.”

Përgatiti : Nebi Ibrahimi

%d bloggers like this: