Thursday, December 13, 2018
Home > Uncategorized > Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi

Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi

Kontakti i shtatë pjesë të trupit më tokën liron energji nga trupi

“Njeriu duke qëndruar në sexhde më pak ngacmohet nga valët
elektromagnetike si dhe me kontaktin e ballit me tokën e liron
energjinë” pohon profesor Zijaeddin. Sipas rezultateve të analizës së
bërë, njeriu në pozitën e sexhdes është në kontakt me shtatë pjesët ë
trupit me tokën dhe kjo ndikon në rritjen e energjisë së liruar. Kjo
ndikon pozitivisht në eliminimin e lodhjes dhe në sëmundjet e tjera.

Sipas profesorit Zijaeddin për të liruar energjinë në mënyrë sa më të
shëndoshë gjatë qëndrimit në sexhde duhet të kthehemi në drejtim te
Qabes, nga sipas profesorit ” Qabja është qendra e tokës dhe drejtim
kah qendra e fytyrës së tokës është pozicioni më ideal për të liruar
energjinë nga trupi”

“Pesë kohët e namazit farz është e mjaftueshme për të larguar
energjinë e tepërt nga trupi deklaron” shkencëtari egjiptian duke
theksuar se tepricat e formuara gjatë gjumit largohen gjatë faljes së
namazit të sabahut duke mundësuar një fillim të mbarë dhe të shëndoshë
për një ditë të re.

Namazi i drekës, iqindisë dhe akshamit pakësojnë lodhjen dhe stresin
ditor duke mundësuar një qetësi psikologjike për njeriun, ndërsa
namazi i jatsisë largon pjesën tjetër të energjisë së tepërt të marrë
gjatë ditës dukë mundësuar një gjum të shëndoshë për njeriun.

%d bloggers like this: