Monday, December 17, 2018
Home > Këshilla Islame > Këta janë katër fëmijët që u djegen me nënën e tyre,fjalë emocionuese (foto)

Këta janë katër fëmijët që u djegen me nënën e tyre,fjalë emocionuese (foto)

Zemrat na u dogjën, dhe shpirtat na qanë

Lotët pa na pyet, mbi faqe na ranë

Nga lajmi që morëm, të gjithë u tronditëm

Të dashurit tanë, sa shum u mërzitëm

O zemrat e vogla, bashk me nënën tuaj

Jeni gjak i joni, nuk jemi të huaj

Jemi një familje, dhimbjen bashk e ndajmë

Gjith populli jonë, sot për juve qajmë

U dogjët për së gjalli, ju kaploi zjarri

Në kopshte Xhenneti, ju shëndroftë varri

Familje e ndershme, pranoni ngushllime

Ata që durojnë, i presin shpërblime

Se vërtet Allahu, ashtu e ka shkruar

Erdhëm n’këtë botë, gjithë për tu sprovuar

E kush duron sprovat, ngelet fitimtar

I din Zoti t’fshehtat, Ai është Bujar

Çfarë do që të themi, sido që të ndjehemi

Të Allahut jemi, te Ai do kthehemi

Autor: HazbiTherra Ahmeti

#Shpërndajee

%d bloggers like this: