Wednesday, November 14, 2018
Home > Hadithe > KËSHTU KA QENË MUHAMEDI ALEJHI SELAM

KËSHTU KA QENË MUHAMEDI ALEJHI SELAM

Fjalia e fundit e Muhamedit alejhi selam ka qenë:

“Namazi, namazi. Keni frikë Allahun në atë që keni në

pronësi”.

Morali më i urryer tek Muhamedi alejhi selam ka qenë

gënjeshtra.

Puna më e dashur tek Muhamedi alejhi selam ka qenë e

vazhdueshmja edhe nëse është e pakët.

Muhamedi alejhi selam ka qenë njeriu më i mirë, më bujar dhe

më trimi.

Muhamedi alejhi selam ka qenë njeriu më i lehtë në namaz për

njerëzit, dhe më i gjati në namaz për veten.

Muhamedi alejhi selam kur binte në gjumë e vendoste dorën e

tij të djathtë nën faqen e tij të djathtë.

Muhamedi alejhi selam kur dëshironte të kryente nevojën, nuk e

ngritte petkun e tij derisa nuk ulej afër me tokën.

Muhamedit alejhi selam nëse i vinte ndonjë lajm që e gëzonte,

binte në sexhde si falënderim për Allahun.

Muhamedi alejhi selam kur hynte në shtëpi fillonte me

përdorimin e misvakut.

Muhamedi alejhi selam kur hynte tek i sëmuri për ta vizituar,

i thoshte: in sha Allah pastrim.

Muhamedi alejhi selam kur shihte diçka që e donte, thoshte:

falënderimet i përkasin Allahut, vetëm Atij me mirësinë e të

cilit plotësohen veprat e mira. E kur shihte diçka që e

urrente, thoshte: falënderimet i përkasin vetëm Allahut për

çdo gjendje.

Muhamedi alejhi selam kur mbaronte nga varrimi i të vdekurit

qeëndronte mbi varrin e tij dhe thoshte: “Kërkoni falje për

vëllain tuaj, dhe lutuni që ta forcojë, sepse ai tash është

duke u pyetur”.

Muhamedit alejhi selam nëse i sëmurej ndokush nga familja e

tij, i fryente me muavidhat (leximin e Sures Felek dhe Nas ) .

Muhamedi alejhi selam nëse ankohej i fryente vetes me

muavidhat dhe e përshkonte vendin me dorën e tij.

Muhamedi alejhi selam ishte njeriu më i mëshirshëm për fëmijët

dhe familjen.

Muhamedi alejhi selam ishte më i turpshëm se sa virgjëresha në

dhomën e saj.

Muhamedi alejhi selam shpesh lutej me këtë lutje: “O Zoti ynë,

na jep mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe nga mbrojë

nga dënimi i zjarrit”.

Muhamedi alejhi selam heshte gjatë dhe qeshte pak.

Muhamedi alejhi selam kishte mjekërr të madhe.

Muhamedi alejhi selam nuk e linte namazin e natës, e nëse

sëmurej falej ulur.

Muhamedi alejhi selam nuk e linte agjërimin e ditëve të bardha

as në udhëtim e as në shtëpi.

Muhamedi alejhi selam nuk flinte, përveçse misvakun e kishte

tek koka, nëse zgjohej fillonte me misvak.

Muhamedi alejhi selam preferonte të fillojë me anën e djathtë

aq sa kishte mundësi në: pastrim, mbathje, krehje dhe në të

gjitha punët.

Muhamedi alejhi selam e përmendte Allahun në të gjitha

gjendjet.

Muhamedi alejhi selam e falte namazin e duhasë katër rekate

dhe shtonte sa donte Allahu.

Muhamedi alejhi selam pranonte dhuratën dhe shpërblente për

atë.

Muhamedi alejhi selam kur kalonte pranë fëmijëve iu jepte

selam.

Muhamedi alejhi selam agjëronte të hënave dhe të enjteve.

PASOJE!

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

%d bloggers like this: